Lajme

Ambasadori Berishaj nënshkruhet në “Librin e Ngushëllimeve” për Elizabeth II në Zagreb

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 13 September 2022

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka nënshkruar në “Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth II, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Zagreb.

Berishaj vlerëson se puna e palodhur dhe ndjesia që kishte mbretëresah do të mbesin frymëzim për të gjithë njerëzit.

“Përkushtimi i Saj, puna e palodhur dhe ndjesia që kishte, do të mbesin trashëgimi dhe frymëzim për të gjithë njerëzit. Mbretëreshë Elizabeth II. Pushofsh në paqe të amshuar!”, ka shkruar Berishaj.

-Advertisement-

Kujtojmë se më 17 gusht të këtij viti, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Agjencioni Kundër Korrupsionit, njofton Klankosova.tv.

Kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë teksa i njëjti pretendohet se ka të bëjë me mosdeklarim të pasurisë nga ambasadori Berishaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera