ALARM NË ONKOLOGJI – 250 pacientë në ditë në Onkologji, që po përballen me mungesa të barnave
Autori: Gazeta inFokus
19:52 | 03 October 2026
Në Klinikën e Onkologjisë çdo ditë marrin shërbim deri në 250 pacientë, ndërsa deri në 150 raste frekuentojnë brenda ditës për shërbime të tjera, por pacientët në këtë Klinikë ende po përballen me mungesë të barnave, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu ka deklaruar doktoresha Vildana Goga në emisionin “Doktor Plus”, të moderuar nga Arjeta Osmani, ku ka folur për trajtimin e pacientëve në terapitë onkologjike dhe numrin e lartë të pacientëve që marrin shërbime në këtë klinikë.
Goga ka theksuar se trajtimi i pacientëve varet nga lloji dhe stadi i kancerit, por edhe nga biologjia e tumorit, duke bërë të ditur se pacientët tashmë marrin trajtim të personalizuar.
“Trajtimi varet nga lloji i kancerit, nga stadi i kancerit edhe tash fatmirësisht trajtimi varet nga vetë biologjia e tumorit, sepse tashmë pacientët në Klinikën e Onkologjisë marrin shërbim të personalizuar. Domethënë shërbim specifik të personalizuar varësisht prej karakteristikave biologjike të kancerit tek një person”, ka thënë Goga, në “Doktor Plus”.
Sipas saj, ilaçet e reja, si dhe mundësitw e reja diagnostike dhe terapeutike, ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën dhe numrin e shërbimeve që ofrohen në Klinikën e Onkologjisë.
“Sepse ilaçet e reja edhe mundësitë e reja diagnostike edhe terapeutike tashmë kanë evoluuar në mënyrë drastike për atë edhe numri i shërbimeve ka ndryshu sa i përket në Klinikën e Onkologjisë”, është shprehur ajo.
Duke folur për numrin e pacientëve që marrin shërbime çdo ditë, Goga ka deklaruar se në pjesën e terapisë sistemike trajtohen rreth 200 deri në 250 raste në ditë.
“Gjatë ditës në Klinikën e Onkologjisë trajtohen me të gjitha llojet e shërbimeve flas jo sepse thashë për ti përcaktu grupin është shumë ma vështirë tash flitet, mirëpo terapi sistemike cilat marrin janë diku në çdo ditë është 200-250 raste që marrin shërbim në pjesën e onkologjisë edhe në pjesën e radioterapisë shërbimi i cili jepet po në Klinikën e Onkologjisë janë diku në deri në 150 raste që frekuentojnë brenda ditës”, ka deklaruar Goga në “Doktor Plus”.
Ajo ka sqaruar se trajtimet që aplikohen në Klinikën e Onkologjisë përfshijnë terapi të ndryshme, në varësi të nevojave dhe karakteristikave të pacientëve.
“Duke përfshirë do të thotë terapinë sistemike me kimioterapi, me imunoterapi, targeterapi, hormonoterapi edhe llojet e ndryshme të rrezatimit të cilën aplikohen tek ne”, ka përfunduar Vildana Goga.
Më poshtë gjeni artikullin e publikuar ku Gazeta Infokus ka nisur hulumtim lidhur me furnizimin me barna në Klinikën e Onkologjisë.
“NUK KA TERAPI, BLENI VETË!” – Pacientët me kancer ngrenë alarmin për mungesën e barnave në QKUK
Video e plotë:
Emisioni:

T� tjera
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...

































