Fokus

 “NUK KA TERAPI, BLENI VETË!” – Pacientët me kancer ngrenë alarmin për mungesën e barnave në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 02 October 2026

Sa para duhet të ketë në xhep një pacient me kancer në Kosovë për ta marrë terapinë e përshkruar nga mjeku? Dhe çfarë ndodh me pacientët që nuk kanë mundësi financiare ta blejnë atë?

Këto pyetje kanë nxitur Gazetën Infokus të nisë një hulumtim lidhur me furnizimin me barna në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, pas shqetësimeve të ngritura nga pacientët për mungesën e terapisë Avastin.

Pacientë që po trajtohen për kancer kanë treguar për Infokus se bari i përshkruar nga mjekët nuk po u sigurohet në spital dhe se janë detyruar ta kërkojnë atë në tregun privat.

-Advertisement-

Sipas informacioneve të siguruara nga Infokus, kostoja për sigurimin privat të kësaj terapie mund të arrijë në qindra euro, nga rreth 400 deri në 900 euro, varësisht nga terapia dhe sasia e nevojshme.

Pikërisht për këtë çështje, Infokus ka nisur hulumtimin për të zbuluar se kush ka qenë përgjegjës për furnizimin me Avastin, sa para publike janë ndarë, çfarë sasish janë blerë dhe pse pacientët po përballen me mungesën e tij./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni storien e plotë:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy