Lajme

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 12 May 2023

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën provinciale që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari.

20-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Griseld Topi, po udhëtonte me makinën e tij kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion që udhëtonte në rrugën provinciale. Pas përplasjes së fortë makina e shqiptarit ka dalë nga rruga dhe 20-vjeçari ka humbur jetën në vend.

-Advertisement-

Në vendngjarje, përveç ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë edhe zjarrfikëset dhe policia lokale. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti fatal për të riun shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera