Lajme

Abdixhiku: LDK është duke e përgatitur një program të ri me qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 24 September 2022

Tash e disa muaj Lidhja Demokratike e Kosovës është duke përgatitur programin e ri politik.

Kështu kanë njoftuar nga Zyra për Medie a kësaj partie.

Në kuadër të këtij programi sot në Gjilan, sipas komunikatës LDK do t’i japë përgjigje dhe vizion të qartë e të guximshëm problemeve të vendit tonë – atyre të akumuluara ndër vite sikurse dhe këtyre të krijuara nga kjo Qeveri.

-Advertisement-

“Në këtë plan tonin, ne do të prezantojmë investimet tona në infrastrukturë – nga Autostrada e Anamoravës deri tek ndërtimi i Digës në Desivojcë. Do të prezantojmë projektet tona në çdo anë të Kosovës, në përfundimin e çdo infrastrukture rrugore në Kosovë, në modernizimin e sistemit shëndetësor; në shkolla gjithëpërfshirëse nga niveli parashkollor; e në pako ekonomike që bizneset kosovare i shndërron në katalizatorë të epokës së re ekonomike të Republikës sonë”, ka thënë Abdixhiku.

Në këtë konventë LDK u bëri thirrje të gjithë rugovistëve, të gjithë besimtarëve të djathtë, të gjithë patriotëve të Republikës së Kosovës, që të na bashkëngjiten në rrugëtimin e madh.

“Kosova ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e ne kemi nevojë për njerëzit më të mirë të vendit”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera