Lajme

A do të ndërhyjë NATO me forca ushtarake në Ukrainë, tregon kancelari gjerman

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 17 March 2022

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë për media në Berlin me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO nuk do të rrezikojnë një përshkallëzim në luftën në Ukrainë duke ndërhyrë me forcë ushtarake, shkruan CNN, transmeton Gazeta Infokus.

“Është detyra kryesore e aleancës të sigurojë sigurinë e të gjithë anëtarëve,” tha Scholz.

Gjermania po dërgon ndihmë financiare dhe humanitare, si dhe mallra ushtarake, në Ukrainë, por Berlini ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të dërgojë avionë luftarakë për të ndihmuar forcat
ukrainase në mbrojtjen e tyre kundër pushtimit rus, shkruan CNN.

-Advertisement-

“Fati i njerëzve në Ukrainë na prek thellë”, tha Scholz pas një fjalimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në parlamentin gjerman. “Putini sjell vuajtje të tmerrshme dhe vdekje për njerëzit në Ukrainë… Ne jemi me Ukrainën”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera