A do të jetë 13 tetori dita e liberalizimit të vizave për Kosovën?
Autori: Elvira Haxhiu 16:11 | 04 October 2022
Më 13 tetor çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian në Bruksel.
Kjo u konfirmua edhe zyrtarisht nga presidenca çeke e Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Infokus.
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, gjatë një vizite në Kosovë tha se ai pret që gjatë mandatit gjashtëmujor të Presidencës çeke të Bashkimit Evropian, do të finalizohet procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Liberalizimi i vizave është një proces që përbëhet nga çështjet teknike. Bashkimi Evropian do të rishikojë shumë shpejt aspektet teknike dhe unë shpresoj shumë që Presidenca çeke do të arrijë deri te një marrëveshje, dhe Kosova do të ketë liberalizim të vizave. Është shumë e vështirë të parashikojmë datën. Pritjet e mia për vendimin janë shumë të larta, dhe kjo është pjesë e agjendës sime politike”, tha shefi i diplomacisë Jan Lipavsky gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Por si do të ndikojë takimi i 13 tetorit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë?
Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Agron Hoti, në një prononcim për Gazetën Infokus u shpreh skeptik se kjo datë do të sjellë liberalizimin e vizave.
“Meqë çështja e vizave për Kosovën është ende në nivel të Grupe Punuese, atëherë është joreale që vizat mund të hiqen këtë vit, aq më tepër kur vetë ambasadori aktual gjerman ka thënë se “vizat do të mund të hiqen në fillim të vitit tjetër”. Ndërkohë që, për mendimin tim, pa pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi, çështja e vizave mund të stërgjatët sërish ashtu sikurse që ka ndodhur deri me sot”, ka thënë Hoti.
Madje ai thotë se Bashkimi Evropian po e përdor dialogun me Serbinë për ta joshur Kosovën që të vazhdojë takimet në mënyrë që qytetarëve të Kosovës tu liberalizohen vizat.
Gjithashtu, sipas Hotit BE-ja po e intensifikon çështjen e vizave për Kosovën vetëm në formë deklarative.
“Intensifikimi i narracionit për heqje të vizave përbën përgjigjen e vonuar të BE-së karshi këtij procesi. Në këtë kuadër duhet kuptuar lëvizjen e BE-së edhe pse ende vetëm në formë deklarative. Këtë intensifikim më shumë e shoh si karrotë kundrejt dialogut me Serbi duke na joshur që ta vazhdojmë atë. Nëse BE do ta shohë që Kosova po tregohet gjeneroze në dialog, atëherë heqjen e vizave do ta përdorë si shpërblim, ndërsa nëse kjo mungon, atëherë shoh stërgjatje të procesit, sepse mos-heqja e vizave përdoret vetëm si mjet presioni ndaj Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve për integrime evropiane.
Gjithashtu, pasi që Çekia është në krye të BE-së, Hoti thotë se kjo e fundit duke e ndjerë kërcënimin e Rusisë ndaj Evropës ka shtuar përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Çekia është një vend anëtar i BE-së që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe më shumë se çdokush në BE (bashkë me Poloninë) e ndien kërcënimin rus ndaj Evropës, ndaj ka shtuar përpjekjet për shtyrje përpara të rend-ditës evropiane karshi integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Megjithatë, e vërteta është se janë shtetet e fuqishme të BE-së, kryesisht Gjermania, Franca e Polonia, ato që për t’i dhënë shtysë dialogut Kosovë-Serbi janë duke e intensifikuar çështjen e vizave për Kosovën vetëm në formë deklarative”, ka thënë Hoti për Infokus.
Ndryshe, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012, ndonëse ende nuk është finalizuar.
Kosova është i vetmi vend në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, ndonëse qysh prej pesë vjetësh Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...