Babai i Boris Xhonson: Ai është luftëtar, rritja në fshat do e ndihmojë
Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 08 April 2020
Një ditë pasi kryeministri britanik, Boris Xhonson u shtrua në kujdes intensiv në spital për shkak të koronavirusit, i ati i tij shprehet optimis se ai do ta kalojë këtë.
79-vjecari, Stanley Johnson, i cili u vetizolua pas sëmundjes së djalit të tij, tha se atij i duhet të ndjekë situatën e të birit vetëm duke parë lajmet, sipas “Daily Mail”.
“Nuk po më thuhet se si po kalon Boris. Por ai është optimist, i vendosur dhe i qëndrueshëm”, tha ai duke shtuar se Boris mund të mbështetet në kohën e tij duke u rritur në kushte të vështira në një fermë, për të gjetur forcën për ta mposhtur sëmundjen.
“Shpresoj që Boris do të ketë kohë të rikuperohet në ‘Checkers’, ku kanë marrë një fermë shumë të mirë prej 2,000 hektarësh. Ai do të jetë në shtëpi atje dhe në elementin e tij. “Boris nuk është thjesht një klasik, por një njeri nga fshati dhe kjo do t’i japë shumë forcë në këtë kohë. Ai nuk është thjesht ‘rus in urbe’, por ‘rus in rus’, do të thotë se ai është një fshatar që shkelmon”, shtoi ai.
Stenli Xhonson, ish-deputet në parlamentin britanik, tha se djali i tij ishte njeri i fshatit dhe ishte rritur për të qenë “i guximshëm”.
Duke folur në shtëpinë e tij 500 hektarësh në Exmoor, Devon, ai vazhdoi:
“Një pjesë e madhe e karakterit të djalit tim u formua këtu dhe në fshatin lokal të Ëinsford. Boris u rrit për të qenë i zellshëm në fermën tonë kodrinore, si unë, duke u marrë me delet dhe duke punuar me kafshët. Ne nuk ishin familje që organizonte darka, ne nuk shkonim për gjueti apo peshkim, por ne ishim fermerët Exmoor-i. Boris do t’u markonte deleve shkronjën J në kurriz para se të shkonin në treg. Boris ishte aty, duke u bërë me baltë në çdo kohë. Një pjesë e vetë personit që ai është, optimist, i vendosur, rezistent, erdhi nga kjo luginë Exmoor-i”. /Opinion.al
Të tjera
-
Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore dhe financiare
Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Evere...
-
Në OKB, sot votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën ...
-
Zyrtarë të BE-së sot vizitojnë Suharekën
Zyrtarë të Bashkimit Evropian, sot pritet të vizitojnë qytetin e Suharekës. ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhen sot tri komisione të Kuvendit
Sot do të mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës. Duke ...
-
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për dy seanca. Njëra është vazhdimi i...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që pla*gosi tre persona në Pejë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për të kapur të i cili mbrë...
-
Netanyahut dhe Gallantit do t’i ndalohet hyrja në 124 vende
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Çështjeve Ushtarake t...
-
Rreth 500 intelektualë i kërkojnë Macronit të njohë Palestinën pa vonesa të mëtejshme
Rreth 500 intelektualë dhe figura kulturore franceze lëshuan një thirrje duke...
-
Dy prej të plag*osurve në Pejë hyjnë në operim – ngjarja dyshohet se ndodhi për shit-blerjen e një veture
Tre të plagosurit në Pejë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të K...
-
Mot sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik ka ka bërë të ditur se në Kosovë do të mbajë mot...
-
Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver...