SBASHK-u kërkon afat për mbylljen e shkollave në Kamenicë.
Autori: Lindita Berisha 12:22 | 16 September 2019
Vendimi për mbylljen e shkollave në Kamenicë i marrur nga kryetari i kamenicës Qëndron Kastrati konsiderohet të jetë shqetësues për këtë komunë.
Për shkak të këtij vendimi këtë të hënë në mesditë do pritet të organizohet një protestë për ndryshimin e këtij vendimi, shkruan gazeta inFokus.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari ka thënë për gazetën inFokus se nuk do t’i lë as një moment vetëm nxënësit prindrit dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave.
Jashari ka thënë se ka një kërkesë të vetme për Qëndron Kastratin, që të ndalet me apostrofimin e shkollave të paktën për këtë vit
“Ne kemi kërkuar nga Qëndron Kastrati edhe sot do të kërkojmë publikisht që të ndalet mbyllja e këtyre shkollave të paktën vetëm për këtë vit dhe me të krijuar institucionet e reja ideja e tij të dal në qendër në institucionet vendore dhe të vendoset jo vetëm për Kamenicën por për tërë Kosovën me një plan strategjik dhe pa e dëmtuar askënd”.
Jashari ka theksuar se Kamenica nuk e ka problem vetëm mbylljën e shkollave por edhe me pajisjen e nxënësve me libra të cilat i ka botuar shteti me paratë e kontributdhënësve.
Kryetari Jashari ka thënë se ka biseduar edhe me drejtorin e departamentit të arsimit para Universitar Alush Istogu ku nga ky i fundit ka kërkuar që të jetë ndërmjetsues që qështjet të rregullohen më biseda.
Madje sipas Jasharit Qëndron Kastrati gjatë vizitave ka pasur përplasje me prindrit e nxënësve të këtyre shkollave ./Gazeta inFokus/.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...