Vrasja në Prizren: Edhe pse vet ishte Ministre e Drejtësisë, Hoxha thotë që është koha e fundit që institucionet të marrin masa
Autori: Halil Berisha 15:49 | 07 August 2019
Një vrasje sot tronditi Prizrenin.
Burri vrau gruan e tij me 15 plumba, shkruan gazeta inFokus.
E ndjera ishte nëna e këshilltarës së kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.
E për këtë ngjarje ka reaguar edhe Dhurata Hoxha, Ministrja e Integrimeve Evropiane.
“Mbrëmë, edhe një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Ngritja dorë kundër gruas, kurrë as ka qenë, as është as do të jetë trimëri. Pikëllim, tronditje. Ngushëllime për familjarët dhe të gjithë ata që këtë krim e përjetojnë si trishtues!”
Por, Hoxha, ka bërë edhe një lutje, për institucionet përgjegjëse.
“Është koha e fundit që institucionet përgjegjëse të marrin masa që kjo dukuri e tmerrshme të mos përsëritet!”
Mirëpo, Hoxha, vet ishte pjesë e shumë institucioneve që tash po u bën thirrje për më shumë punë.
Nga tetori i vitit 2008 deri në mars të vitit 2011, ishte këshilltare e Ministrit të Punëve të Brendshme, shkruan gazeta inFokus.
Një kohë ishte këshilltare politike e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa pozitën e këshilltarit të kryeministrit e mbajti prej marsit 2011 deri në dhjetor të vitit 2015.
E para ministres së integrimeve evropiane, Dhurata Hoxha, ka mbajtur postin e ministres së drejtësisë./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” ...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimét e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermani...
-
Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta
Policia e Kosovës kryesisht Njesitë Rajonale të Trafikut rrugor...
-
Me 400 kilogram du*an brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës
Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjte...
-
Enver Sekiraqa në liri derisa dënimi ndaj tij ta marrë formën e prerë
Enver Sekiraqa është dënuar gjatë ditës nga Gjykata Themelore e Prishtinës, m...
-
Faturat e KEDS-it tashmë mund t’i paguani edhe përmes platformës eKosova
KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë...
-
Shefi i BE-së: Shqetësuese rritja e sulḿeve fizike dhe fushatave njollosëse ndaj gazetarëve
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare ...
-
Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të ...