Edhe një herë për Teatrin Kombëtar në Tiranë
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 24 September 2018
Shkruan: Ylber Vokshi-Ylli
Kur në shkurtin e vitit 2018 pata botuar një shkrim autorial, gjegjësisht një reagim publik me titull “ Teatri Kombëtar në Tiranë dhe identitet urban dhe historik ” I nxitur nga polemikat që ishin duke u zhvilluar në mes të komunitetit artistik të Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës,gjegjësish Qeverisë Shqiptare lidhur me funksionimin e Teatri Kombëtar në Tiranë, ku ndër të tjera parashihej edhe dislokimi i kësaj trupe profesionale në një lokacion tjetër (Turbina), deri sa të rrënohet dhe të ndërtohet godina e re bashkëkohore e Teatrit,.
Nuk kamë imagjinuar se do të ketë reagime publike dhe protesta kundër këtyre veprimeve të pushtetarëve aktual në krye me Edi Ramën si kryeministër aktual i shtetit Shqiptar. Kjo tregon një të vërtetë që shoqëria civile,komuniteti artistik dhe intelektualët e pavarur ma në fund kanë flakur “frikën ndaj pushtetit” dhe fjala e tyre domosdo duhet dëgjuar dhe respektuar në procesin e vendimmarrjes në rastin e Teatrit kombëtar..
Mos bindja qytetare që ende është duke vazhduar me protesta publike, ku me argumente profesionale po kundërshtohen politikat korruptive urbane të Bashkisë së Tiranës,që në formën ma ekstreme po manifestohen me tendencën për rrënimin e objektit ekzistues të Teatrit Kombëtar. Për fat të keq e të gjithë neve,kjo pa rezervë po përkrahet nga niveli qendror i Qeverisë Shqiptare në krye me Edi Ramën i cili me profesion deklarohet se është ’’ piktor ’’, dhe duhet të dijë shumë mirë çka është identiteti urban, memoria historike gjegjësisht pejsazhi urbanistik dhe historik i qendrës së Tiranës.
Opinionet e fundit publike të kryeministrit lidhur me rrënimin e objektit të Teatrit janë dëshpëruese dhe shqetësuese,ato tregojnë një të vërtetë të hidhur përse populli Shqiptar nuk e ka të dokumentuar të kaluarën e tij historike me shekuj, edhe se është populli ma i vjetër në këtë pjesë të Evropës. Një mënyrë e tillë e të menduarit për fat të keq edhe të vepruarit dikur si kryebashkiak i Tiranës e në pesë vitet e fundit si kryeministër i Shqipërisë gjithsesi duhet ndryshuar dhe ndaluar.
Nuk duhet toleruar një arrogancë të tillë të një individi i cili mendon se me fuqinë e pozitës shtetërore që e ka fituar mundet të bëjë çka të dojë duke mos respektuar rregullat,normat dhe standardet elementare të trashëgimisë kulturore dhe historike për mbrojtjen e qendrës historike të Tiranës si memorie kolektive e popullit tonë të cilën gjithsesi me të gjitha mjetet duhet ruajtur. Për këtë ka protesta të vazhdueshme të shoqërisë civile dhe komunitetit artistik vendor dhe ndërkombëtarë që e obligon atë që të veproi, e jo me sjellje arrogante të kundërshtoi këto zëra progresive.
Si të arsyetohet injoranca totale e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe,diktatura komuniste pesëdhjetë vjeçare i ka bërë dame të mëdha Shqiptarëve,si duket ende po ka tendenca që të veprohet ngjashëm edhe në shekullin e ri. Kjo formë e veprimit dhe sjelljes arrogante ndaj kërkesave legjitime të protestusve do të polarizoi situatën, do të rritë mundësinë e ndasive të rrezikshme dhe mos dëgjueshmërisë qytetare që është rreziku ma i madh për të gjithë ne. Jam i bindur thellësisht se këtë formë pune shkatërrimtare,i verbëruar nga interesat e pa kuptueshme individuale, ai do ta vazhdoi edhe me objekte tjera duke zhdukur identitetin urban të qendrës historike të Tiranës, e cila duhej të ishte memoria kolektive e kryeqytetit.
A thua mos po pritni që institucionet dhe komuniteti ndërkombëtarë të na zgjidhin mospajtimet tona kronike në fushë e trashëgimisë kulturore dhe historike,apo të fshiheni pas disa ligjeve që vet po i sajoni dhe aprovoni,për të vazhduar me shkatërrimin e atyre vlerave, përmbajtjeve të pakta arkitektonike që do të na tregonin neve,gjeneratave të reja dhe të huajve të kaluarën historike, me të cilën do të duheshit të mburreni ju, e jo gradualisht ti zhdukni si stadiumin ” Qemal Stafa ’’ dhe shumë përmbajtje tjera si në Tiranë dhe gjithandej në të gjitha anët e Shqipërisë,madje edhe në qytetet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s si Durrësi,Berati dhe Gjirokastra.
Tiranës si kryeqytet i shtetit Shqiptarë pa dyshim i duhet një teatër i ri kombëtar i cili do ti plotësoi kërkesat e një kryeqyteti mbi gjashtëqind mijë banorësh,kurse ekonomia e tregu dhe lëvizjet e reja kulturore imponojnë krijimin e teatrove tjera alternative si ato private,eksperimentale etj. Nëse do të ishte respektuar zhvillimi Policentrik urban i Tiranës, atëherë lokacionet e të gjitha këtyre objekteve teatrore do të ishin shpërndarë në kryeqytet, për tu mbuluar në mënyrë të barabartë kjo veprimtari,ushqim shpirtëror i kulturës tonë.
Duhet rikujtuar z.Rama e të tjerët se ndërtimi i një teatri të ri kombëtar nuk kërkon domosdosmerisht lokacion në qendrën e ngushtë të kryeqytetit,kemi shembuj të shumta në botë,po përmendi vetëm disa raste si teatri kombëtar i Shkupit,Sofjes apo i Stokhollmit.
E sot në dekadën e dytë të shekullit 21 të kemi këso tendencash të hapura nga individ dhe grupe interesi, me e zhdukur të kaluarën tonë nuk guxon ti lejohet askujt që për interesa të ndryshme të veprojnë kështu,së fundit kjo çështje sanksionohet edhe me Kushtetutën e shtetit Shqiptar, të cilën jeni të obliguar ta respektoni.
Në cilat ujëra të turbullta janë ka na qojnë këta individ ? a pak ishin ato shekujt sundimi, kur të huajt me të gjitha mjetet e luftuan identitetin tonë, ekzistencën dhe frymimin tonë në këto territore, duke ushtruar terror shtetëror me shembjen dhe përvetësimin e objekteve të ndryshme domethënëse, e shumë metoda tjera perfide me të vetmin qellim, me e zhdukur identitetin historik dhe urban të popullit Shqiptarë në këto hapësira.
Edhe një herë apeloi te të gjithë kokat e ndritura Shqiptare që ka ky vend, që me të gjitha mjetet demokratike të ndalin veprimet antidemokratike të një grumbulli njerëzish të cilët të strukur pas petkut shtetërorë po veprojnë kështu duke përbuzur institucionet demokratike e çka është ma e keqja zërin e popullit,kjo këtë shoqëri e kthen në diktaturën e shekullit të kalua,e atë askush nuk e dëshiron.
Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)…
Të tjera
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...