Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Autori: Gazeta inFokus
16:15 | 28 April 2024
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri Albin Kurti për të mos u takuar me sindikatat.
Jasharaj tha në një komunikatë për media se Nagavci po vazhdon “me heshtjen” dhe se “i ik ende takimeve”.
“Ti para pak ditësh duke iu përgjigjur medieve deklarove se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK-un e me të tjerët në shërbim të arsimit dhe ne të nisëm prapë një kërkesë më 22 prill duke menduar se ju dhe Qeveria keni ndryshuar qasje ndaj sindikatave dhe dialogut, por përgjigja nga Kabineti yt mungoi. Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat edhe mediat e nderuar i publikuan. Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe i ik ende takimeve me ne, por tregoje të vërteten para medieve. Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindikatat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Jasharaj.
Kreu i SBASHK-ut ka paralajmëruar se më 1 maj do të mbahet protestë për shkak që, siç thonë, Qeveria s’i ka mbajtur premtimet për kushtet e mësimdhënësve. Nga SBASHK-u kanë paralajmëruar edhe grevë nga 1 shtatori, siç ndodhi në vitin 2022.

Të tjera
-
Rritet numri i shqiptarëve që heqin dorë nga nënshtetësia në këmbim të një pasaporte evropiane
Rreth 900 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2024 në...
-
2 shtete të BE-së nuk janë gati të mbështesin planin e BE-së për të rritur ndihmën për Ukrainën
Italia dhe Spanja e bënë të qartë sot se nuk janë të gatshme të mbështesin pr...
-
Marrëveshja historike Armeni-Azerbajxhan, “mundësi reale” për paqe
Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik mbi tri dekada më parë, fqinjët rivalë në K...
-
Rama i përgjigjet ndjekësit: Më jep votën më 11 maj, të jap pasaportën e BE
Duke u kthyer nga Fieri, kryeministri shqiptar Edi Rama u është përgjigjur nd...
-
Moti sot me diell e vranësira, priten dhe riga shiu
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat ve...
-
Gucati thotë se “të enjten ose të premten” mund t’i lejohet Thaçit vizita te familja e tij
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Koso...
-
“Jeta shpeshherë nuk u tregua e drejtë me bacen Haxhi” Kelmendi ngushëllon familjen Thaçi
Ramiz Kelmendi ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jet...
-
“Diskriminim”, “arbitraritet”, historia s’do të harrojë”, Krasniqi reagon pasi Specialja s’i dha Thaçit leje për të ardhur në varrimin e babait
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar p...
-
Pacolli i shkruan letër Thaçit: Kam parë me sytë e mi punën tënde, të presim më të fortë se kurrë
Behxhet Pacolli i ka shkruar një letër ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaç...
-
Zafir Berisha: Gjykata Speciale është fashiste dhe në shërbim të interesave serbo-ruse
Zafir Berisha, nga NISMA, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Special...
-
Grenell ndjek tërë kohës zhvillimet e Hagës për Thaçin, shpërndan postimin e Ramës: Një tribunal i turpshëm
Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Misione të Posaçme, R...
-
Zvicër: Gjendet e vdekṳr gruaja në banesën e saj, arrestohet si i dyshuar burri i saj nga Kosova
Një shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, 60 vjeçar është arrestuar në ...