Lajme

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 28 April 2024

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Te pasuria e paluajtshme, ai ka deklaruar se ka një shtëpi dhe një truall. Si pronë të përbashkët ai ka deklaruar edhe një shtëpi, e cila kap vlerën prej 200 mijë euro transmeton Paparaci.

Mbi 3 mijë euro kursime ka në institucione financiare, gjithashtu kryetari i Istogut, ka njoftuar se disa kursime ka bërë edhe në emër të fëmijëve të tij.

-Advertisement-

Kurse, bashkëshortja e tij, ka deklaruar 30 euro kursime.

Të hyra vjetore si kryetar i Istogut, ai merr mbi 15 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera