Panucci ‘blindon’ mbrojtjen
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 10 September 2018
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, është duke menduar të luajë me një sistem më defansiv ndaj Skocisë, duke i aktivizuar plot pesë mbrojtës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve të hënën në Glasgow.
Fitorja me Irzaelin i përket që tani së shkuarës. Hapësira kohore nga njëri takim në tjetrin është shumë e ngushtë dhe përfaqësuesja është tashmë gati për një tjetër përballje mjaft të rëndësishme, sikundër është ajo ndaj Skocisë. Pas stërvitjes së parë post-Izrael, që ishte e fokusuar te rikuperimi muskulor, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të duelit përballë kombëtares britanike.
Surprizë ka qenë prania e Ergys Kaces. Lojtari i Panathinakos ka marrë të shtunën ftesën e trajnerit Panucci për të qënë një ndihmë më shumë në sfidën mjaft të rëndësishme që do të zhvillohet në Glasgow.
Aksesi për mediat ishte vetëm në 15 minutata e para, megjithatë mësohet se trajneri Panucci në fund të stërvitjes ka punuar edhe taktikisht me skuadrën për të korrigjuar, nëse është e mundur në kohë rekord, ato gabime që u shfaqën sidomos në fazën mbrojtëse gjatë ndeshjes me Izraelin.
Pikërisht për këtë arsye trajneri po mendon të aktivizojë 5 lojtarë në repartin e prapavijës, ku Binaku ka fituar tashmë vendin e tij në të majtë, e Hysaj në të djathtë, ndërsa në qendër me 3 do të rreshtohen Veseli, Gjimshiti dhe Mavraj. Në mesfushë ndërkohë Basha dhe Memushaj do të luajnë në qendër, ndërkohë që Xhaka me Hykën të hapur nga krahët, kurse Balaj këtë herë pritet ta nisë si titullarë duke qenë zgjedhje e parë për trajnerin italian.
Gjithsesi, pozitiv është fakti që tekniku e ka të plotë grupin e lojtarëve, me përjashtim të Grezdës që u largua nga grumbulli përpara ndeshjes me izraelitët. Gjithçka duket gati për këtë sfidë, e cila do të gjykohet nga një 4-she sllovene, me kryesor Matej Jug. Ky i fundit e ka abritruar përfaqësuesen kuqezi në një miqësore me Marokun, që përfundoi në barazim 0-0.
Të tjera
-
Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre
Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish...
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...