Pesë lojtarët për të cilët Barcelona duhet të gjejë zgjidhje para 31 gushtit
Autori: Gazeta inFokus 00:17 | 21 August 2018
Me gjithë këtë janë ende pesë lojtarë për të cilët Barcelona duhet të gjejë zgjidhje para mbylljes së afatit kalimtar.
Bëhet fjalë për Jasper Cillessen, Paco Alcacer, Rafinha Alcantara, Munir El Hadadi dhe Sergi Samper.
Cillessen: Portieri ka bërë kërkesën për largim. Holandezi dëshiron që të ketë më shumë minuta në dispozicion dhe kjo nuk pritet të ndodhë me një Ter Stegen në super formë. 29 vjeçari ka një klauzolë prej 60 milionë eurove që do të thotë se vetëm ndonjë ofertë masive do t’i bënte drejtuesit e Barcës ta mendojnë lirimin e ish anëtarit të Ajax.
Rafinha: Lojtari u paraqit në ndeshjen e Superkupës së Spanjës dhe pati paraqitje të mirë. Në ndeshjen e parë sezonale në La Liga ishte në skuadër mirëpo nuk u aktivizua fare. Problemi me Rafinha është se ka në konkurrencë lojtar si Rakitic, Vidal e Arthur. Vlen të ceket se Valverde ishte i kënaqur me lojën e Alcantaras në ndeshjet para sezonale.
Alcacer: Paco nuk po gëzon hapësirat e tij në sulmin e Barcës. Suarez duket se është i pa zëvendësueshem. Kontrata e tij skadon tek në vitin 2021. Ofertat e fundit në drejtim të Alcacer janë drejtuar nga skuadra e Borussia Dortmund.
Munir: Problemi me Munir qëndron tek kontrata e tij e cila skadon në korrik të vitit të ardhshëm. Ndeshjet para sezonale i dhanë hapësirë të cilën e justifikoi me disa ndeshje të mira. Barcelona duhet të nënshkruaj me sulmuesin ose rrezikon ta humb si lojtar të lirë.
Samper: Talenti premtues i Samper duket se nuk erdhi kurrë në pah shkaku i lëndimeve të shumta. Kontrata e tij skadon në vitin 2019. Drejtuesit e klubit i kanë thënë lojtarit të gjejë një klub dhe në rast se nuk arrinë do t’ia gjejnë ata një.
Kujtojmë se këtë verë nga skuadra u larguan lojtarë si Paulinho, Aleix Vidal, Mina, Andre Gomes, Marlon, Deulofeu e Digne.
Të tjera
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...
-
“1 milion euro” Zbardhet dosja e SPAK: Arben Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vra sësish me pagesë nga Kosova
Është publikuar dosja e plotë e megaoperacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas zb...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës/ Dështim i drejtësisë, kërkohet përgjegjësi
I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Triumf Riza, Enver Sekiraqa, nuk ës...
-
Serbia dënon aksionin policor në veri të Kosovës
Zyrtarët në Serbi kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës ndaj objekteve t...
-
Kryeministri Kurti takoi shefin e UNDP-së në Kosovë, diskutuan për strategjitë kundër korrupsionit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pun...
-
Krasniqi me Gërvallen marrin pjesë në një panair të organizuar nga diaspora në SHBA
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi së bashku me ministren e Punëve t...
-
Bajrami për Qeverinë: Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas m...
-
Babai i Triumf Rizës tregon se si mori vesh për vra sjen dhe çfarë i kishte thënë djali për Enver Sekiraqën
Në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin, Shefqet Riza tregoi se si kishte marrë...
-
Prishtinë: Arrestohen dy persona, dyshohet se hodhën bombë në drejtim të një veture
Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Ata dyshohet se kishin hedhur n...
-
Arrestohen dy persona për shpërthimin e para një muaji në “Lagjen e profesorëve”
Një muaj më parë, në lagjen e njohur si “Lagjja e profesorëve”, ku kishte shp...
-
“Institucion i jashtëligjshëm i Serbisë” – Sveçla tregon arsyet pse u mbyll “Banka Postare e Kursimeve” në veri
Policia e Kosovës, këtë të hënë e ka filluar një aksion në veri të vendit ku ...
-
Mbyllen gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore në veri
Gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore janë mbyllur në veri të vendit gjatë...