Për vetëm 6.40 euro metri katror AKP-ja shet në Fushë Kosovë mbi 11 mijë metra katror tokë bujqësore
Autori: Hateme Smajli
12:05 | 04 November 2026
Plot 11 mijë e 825 metra katrorë tokë bujqësore në Fushë Kosovë janë shitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) për vetëm 6.40 euro metri katror.
Blerësi i kësaj prone është Shaip Kutllovci, i cili për gjithë sipërfaqen ka paguar vetëm 75 mijë e 680 euro.
Sipas dokumenteve zyrtare të AKP-së për vitin 2025, të siguruara dhe analizuara nga Gazeta Infokus, kjo pronë është shitur përmes procedurës së shitjes direkte.
Nga përllogaritja e sipërfaqes dhe vlerës së përgjithshme të shitjes rezulton se një metër katror tokë është shitur për 6 euro e 40 cent.
Pra, një sipërfaqe prej mbi 1.18 hektarësh tokë bujqësore në Fushë Kosovë ka kaluar në pronësi të blerësit për më pak se 76 mijë euro.
Kjo është një nga shitjet me sipërfaqen më të madhe të identifikuara nga Gazeta Infokus gjatë analizimit të dokumenteve të AKP-së për vitin 2025 me çmime të tilla.
Shitja e kësaj sipërfaqeje për 6.40 euro metri katror ngre pyetje për mënyrën e përcaktimit të çmimit dhe kriteret mbi të cilat është miratuar shitja direkte e tokës bujqësore.
Derisa në Komisionin për Buxhet bordi I AKP-së dhe drejtorët e saj mundoheshin të arsyetonin shitjet e lira me atë se në to kanë qenë të ndërtuara prona dhe nuk ka pasur zgjidhje tjetër përpos të shiten në këtë formë, 11 mijë metrat katror në Fushë Kosovë janë tokë bujqësore.
Dhe vlera e saj është përcaktuar të jetë vetëm 6.40 cent për metër katror.

Por kjo nuk është prona e vetme që AKP-ja ka shitur me çmime të tilla gjatë vitit 2025.
Në një hulumtim të publikuar më 21 tetor, Gazeta Infokus zbuloi se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 54 shitje direkte, që përfshijnë 62 mijë e 934 metra katrorë prona, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 2.15 milionë eurosh. Në mesin e tyre janë evidentuar prona të shitura për vetëm 4 euro metri katror, ndërsa çmimet e shitjeve të tjera arrijnë deri në qindra euro, varësisht nga lokacioni dhe kategoria e pronës.
Ndër rastet e evidentuara është edhe shitja e mbi një mijë metrave katrorë tokë në Turiçec, për të cilën blerësi Agim Berisha ka paguar 4 mijë e 492 euro. Po ashtu, në Rakosh të Istogut, Skender Jahajt i janë shitur 59.5 metra katrorë për vetëm 238 euro. Në të dyja rastet, çmimi rezulton të jetë 4 euro metri katror. Ndërkohë, edhe në Magurë të Lipjanit janë evidentuar dy shitje të tjera me çmim rreth 6.40 euro metri katror.
Për sigurimin e dokumentacionit të këtyre shitjeve, Gazeta Infokus ishte detyruar t’i drejtohej Agjencisë për Informim dhe Privatësi, pas vështirësive për të siguruar qasje në dokumentet e AKP-së./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Parregullsitë në vendin e punës, ndalen punimet në një objekt në Kllokot
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren në komunën e Kllok...
-
BE vërejtje Kosovës në Raport pë sistemin e drejtësisë, përmedet Ligji për Specialen dhe ai për KPK-në
Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin për Kosovën ku vlerëson se Kosov...
-
Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla gja...
-
Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë
Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani , ka h...
-
Macron uron presidenten Shiroka Pula, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga preside...
-
Besnik Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa shteti u kap nga partia në pushtet
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë ...
-
“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vra*sja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave
Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh d...
-
Babai dyshohet se ngacmoi sek*sualisht vajzën e tij 13-vjeçare, Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj...
-
Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës
36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë z...
-
Shoferë, bëhuni gati për dimër – nga 15 nëntori pajisjet dimërore bëhen obligative
Nga 15 nëntori deri më 15 mars të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të obl...
-
Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plag*osen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Obe...
-
Trump pasi republikanët humën kontrollin e Kongresit: Me gjasë do të gjejmë një zgjidhje me demokratët
Pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, presidenti amerikan, Donald Trump, ka ...



































