Lajme

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 02 November 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, me rastin e 37-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Gjatë homazheve, presidentja Shiroka Pula nderoi jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke vlerësuar sakrificën e tyre në rrugën e Kosovës drejt lirisë.

Ajo theksoi se sakrifica e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjeve për liri dhe se emrat e tyre do të kujtohen përherë.

-Advertisement-

“Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka deklaruar presidentja Shiroka Pula, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Homazhet u mbajtën në nderim të veprës dhe sakrificës së dy dëshmorëve, në përvjetorin e 37-të të rënies së tyre.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy