Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 02 November 2026
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Gëzim Berisha, i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në vend të paraburgimit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të Gjykatës, masa do të zbatohet nga Stacioni Policor në Vushtrri, i cili është obliguar të monitorojë respektimin e saj dhe të njoftojë menjëherë gjykatën në rast të shkeljes.
Gjykata ka vlerësuar se arresti shtëpiak është masë e mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se i dyshuari dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa arresti shtëpiak është caktuar në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre./Klankosova.tv

T� tjera
-
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet ...
-
Bajrami kritikon Qeverinë për humbjen e 43.8 milionë eurove
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me humbjen e 43.8 mili...
-
Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë javën e kaluar në një...
-
Rasti i Arlindës, kërkohet më shumë vigjilencë dhe përkushtim në Prokurorinë e Pejës
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prok...
-
Shtatë raste të dhu*nës në familje të raportuara në 24 orë, në gjashtë prej tyre viktimat janë gra
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 ...
-
Mbi 1 mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda 9 muajve, korriku prin me raste
Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistr...
-
Kërkohet paraburgim ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spit...
-
Dy persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Vitomiricë
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy au...
-
Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
Dy raste të mosrespektimit të urdhrave mbrojtës të gjykatës janë raportuar në...
-
MSh organizon tryezën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”
Ministria e Shëndetësisë do të organizojë sot, në orën 10:00, tryezën me temë...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot , në orën 11:00, për të disk...
-
Rama i fton sërish studentët në dialog
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur sërish sot ftesën e dialogut me student...
































