Qeveria mblidhet sot në orën 16:00, pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027
Autori: Gazeta inFokus
13:09 | 02 November 2026
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është caktuar të fillojë në orën 16:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, ndërsa në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet dhe të miratohet projektbuxheti për vitin 2027.
Se projektbuxheti do të procedohet këtë të hënë në Kuvend e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të partisë së tij, të mbajtur të shtunën, ku deklaroi se buxheti i 2027-tës do të jetë i projekteve kapitale dhe rritjes së cilësisë së vendeve të punës.
Me atë rast, Kurti kishte përmendur edhe investimet kapitale, për të cilat kishte thënë se do të kalojnë shumën prej një miliard eurosh.
“Të hënën, në mbledhjen e radhës të Qeverisë, do të miratojmë projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Do të jetë buxhet i projekteve kapitale, i përshpejtimit të rritjes ekonomike, dhe i rritjes së cilësisë së vendeve të punës. Ky është buxhet i rrugëve, hekurudhave, e digave”, deklaroi Kurti të premten në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.
Ai tregoi edhe sa do të jetë buxheti për investime kapitale.
“Për herë të parë buxheti për investime kapitale do të tejkalojë vlerën 1 miliardë euro”, tha kryeministri Kurti.
Ndërkohë, deputetët e LDK-së kanë akuzuar për shkelje të afatit ligjor për procedimin e projektbuxhetit të vitit 2027.
Pas mbledhjes së sotme pritet të bëhen të ditura vendimet dhe detajet e projektbuxhetit që do t’i procedohet Kuvendit për shqyrtim.

T� tjera
-
Ezani i heshtë deputetët për disa minuta në Komisionin për vrasjen e Arlinda Zekajt, hoxha lutet
Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë n...
-
Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë s...
-
Tahiri kërkon debat parlamentar për energjinë, kritikon çmimet e larta dhe gjendjen në këtë sektor
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor parlamentar do të punojë mbi bazën e fakteve
Është konstituar sot komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Kuvendi mblidhet të enjten, këto projektligje pritet të shqyrtohen
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në orën 12:00. Në mesi...
-
Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimi...
-
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet ...
-
Bajrami kritikon Qeverinë për humbjen e 43.8 milionë eurove
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me humbjen e 43.8 mili...
-
Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë javën e kaluar në një...
-
Rasti i Arlindës, kërkohet më shumë vigjilencë dhe përkushtim në Prokurorinë e Pejës
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prok...
-
Shtatë raste të dhu*nës në familje të raportuara në 24 orë, në gjashtë prej tyre viktimat janë gra
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 ...
-
Mbi 1 mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda 9 muajve, korriku prin me raste
Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistr...





























