Shtatë raste të dhu*nës në familje të raportuara në 24 orë, në gjashtë prej tyre viktimat janë gra
Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 02 November 2026
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e kaluara, ku në gjashtë prej tyre viktimat kanë qenë gra.
Në disa prej tyre është raportuar se viktimat kanë pësuar edhe lëndime trupore e në disa raste ka pasur edhe kanosje.
Dy prej këtyre rasteve kanë ndodhur në Prishtinë.
Në njërin prej tyre ku është sulmuar një grua i dyshuari nuk është arrestuar.
Ndërkohë në rastin tjetër që është raportuar në Prishtinë i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur në Lipjan, ku gjithashtu i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.
“Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e Policisë.
Një rast tjetër është raportuar se ka ndodhur në Viti ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje dhe një burri.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër dhe viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit me rekomandim të specialistit është dërguar për trajtim mjekësor, nën mbikëqyrje të policisë”, thuhet në raportin policor.
Dy raste të tjera të dhunës në familje janë raportuat në Klinë.
Në njërin prej tyre ka pasur edhe lëndim të lehtë trupor.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
E në tjetrin,, përveç dhunës në familje është raportuar edhe për kanosje.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor
Ndërkohë që në një rast që është raportuar se ka ndodhur në Pejë, gjithashtu është raportuar edhe për lëndim të lehtë trupor.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.

T� tjera
-
Mbi 1 mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda 9 muajve, korriku prin me raste
Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistr...
-
Kërkohet paraburgim ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spit...
-
Dy persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Vitomiricë
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy au...
-
Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
Dy raste të mosrespektimit të urdhrave mbrojtës të gjykatës janë raportuar në...
-
MSh organizon tryezën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”
Ministria e Shëndetësisë do të organizojë sot, në orën 10:00, tryezën me temë...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot , në orën 11:00, për të disk...
-
Rama i fton sërish studentët në dialog
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur sërish sot ftesën e dialogut me student...
-
Dita e gjashtë e protestës për Arlinda Zekajn, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekaj do të vazhdojë edhe sot në Prishtinë, pë...
-
“Të pagjeturit”, nëna Ferdonije: Qeveri, mos vet, edhe neve na kanë humbur krejt shpresat
Ferdonije Qerkezi ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve në zbardhj...
-
Von Cramon mirëpret lajmin për mosbashkëpunimin mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe
Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e ...
-
Sot mbledhja e parë lidhur me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt
Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësue...
-
Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë në fshatin Dem...
































