Lajme

MSh organizon tryezën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 02 November 2026

Ministria e Shëndetësisë do të organizojë sot, në orën 10:00, tryezën me temën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”, me qëllim të promovimit të kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor dhe rëndësisë së parandalimit të sëmundjeve.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe profesionistë shëndetësorë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes kësaj tryeze synohet që angazhimi për shëndetin të vazhdojë edhe pas përfundimit të fushatës së Tetorit Rozë, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit, kujdesit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

-Advertisement-

Tryeza do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy