Lajme

Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 02 November 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë javën e kaluar në një takim të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, ku ka folur për Kosovën dhe sfidat e demokracisë në rendin e ri botëror.

Përmes një postimi, Osmani ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit, duke theksuar se këto vlera duhet të mbrohen pa standarde të dyfishta.

Ajo ka theksuar se zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare përfaqëson një popull që e njeh çmimin e lirisë dhe që nuk pranon që sovraniteti, dinjiteti dhe të drejtat e tij të maten me madhësinë e shtetit.

-Advertisement-

Osmani ka vënë në pah edhe rëndësinë e përfaqësimit të Kosovës në diskutimet ndërkombëtare për sfidat politike dhe demokratike në botë./Klankosova.tv.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy