Dita e gjashtë e protestës për Arlinda Zekajn, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Autori: Gazeta inFokus
08:09 | 02 November 2026
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekaj do të vazhdojë edhe sot në Prishtinë, për të gjashtën ditë radhazi, me kërkesën për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastin e saj.
Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, është paralajmëruar të nisë në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara, si dhe siguri për gratë që përballen me dhunë.
Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare, shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe hetimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve institucionalë që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.
Po ashtu, protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi nga zyrtarët e institucioneve të drejtësisë, policisë dhe Qendrës për Punë Sociale, në rast se konstatohet se nuk kanë përmbushur detyrat e tyre në trajtimin e rastit.
Në mesin e kërkesave është edhe sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, si dhe krijimi i mekanizmave më efektivë për mbrojtjen e grave në rrezik.
Protesta dhe marshime në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn janë mbajtur edhe në Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Istog.

T� tjera
-
Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
Dy raste të mosrespektimit të urdhrave mbrojtës të gjykatës janë raportuar në...
-
MSh organizon tryezën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”
Ministria e Shëndetësisë do të organizojë sot, në orën 10:00, tryezën me temë...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot , në orën 11:00, për të disk...
-
Rama i fton sërish studentët në dialog
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur sërish sot ftesën e dialogut me student...
-
“Të pagjeturit”, nëna Ferdonije: Qeveri, mos vet, edhe neve na kanë humbur krejt shpresat
Ferdonije Qerkezi ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve në zbardhj...
-
Von Cramon mirëpret lajmin për mosbashkëpunimin mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe
Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e ...
-
Sot mbledhja e parë lidhur me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt
Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësue...
-
Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë në fshatin Dem...
-
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur n...
-
Me BMW 170 km/h në qytet, 19-vjeçari pa patentë shoferi, identifikohet nga policia
Policia e Kosovës në Ferizaj ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte inci...
-
Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vle...
-
Shkencëtarja nga Kembrixhi vdes në një aksident treni në Spanjë
Një studiuese e vlerësuar me çmime nga Universiteti i Kembrixhit humbi jetën ...

































