Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
22:37 | 01 November 2026
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vlerë të parashikuar prej 7.2 milionë eurosh, që ka të bëjë me sinjalizimin horizontal dhe vertikal, ndriçimin publik, semaforët dhe pahitë elastike në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse të Kosovës.
Sipas njoftimit për kontratë, projekti është ndarë në 11 lote, të cilat përfshijnë rajonet e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit dhe Gjakovës, si dhe lote të veçanta për semaforë dhe radarë, pahi elastike dhe ndriçim publik.
Kontrata është paraparë të jetë publike kornizë me një operator ekonomik dhe ka kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Për Lotin 1, që përfshin sinjalizimin horizontal dhe vertikal në Prishtinën 1, vlera e qarkullimit të kërkuar për operatorët ekonomikë gjatë tri viteve të fundit është së paku 1.4 milionë euro. Ndërsa për Lotin 2, Prishtina 2, kërkohet qarkullim prej së paku 1.5 milionë eurosh.
Ministria ka përcaktuar edhe kritere të veçanta për pjesëmarrësit, përfshirë përvojën në projekte të ngjashme, kapacitetet financiare, stafin profesional dhe pajisjet e nevojshme për realizimin e kontratës.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 9 dhjetor 2026, në orën 14:00. Ofertat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike.

T� tjera
-
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur n...
-
Me BMW 170 km/h në qytet, 19-vjeçari pa patentë shoferi, identifikohet nga policia
Policia e Kosovës në Ferizaj ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte inci...
-
Shkencëtarja nga Kembrixhi vdes në një aksident treni në Spanjë
Një studiuese e vlerësuar me çmime nga Universiteti i Kembrixhit humbi jetën ...
-
Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tj...
-
Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh
Gjilani është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku k...
-
Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë
Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim p...
-
Rasti i Arlindës, Natyra Kuçi e bën fajtore edhe Komunën e Pejës, ja pse
Natyra Kuçi ka ngritur akuza ndaj institucioneve komunale në Pejë lidhur me t...
-
Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna naf...
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...
-
Rasti i rëndë në Gjilan me dy të vdekur dhe një të arrestuar si i dyshuar për vrasje, Gërvalla kërkon hetim pa vonesa
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ...































