Rasti i Arlindës, kërkohet më shumë vigjilencë dhe përkushtim në Prokurorinë e Pejës
Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 02 November 2026
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, pas caktimit në këtë pozitë me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka mbajtur takim me të gjithë prokurorët e shtetit të kësaj prokurorie.
Gjatë takimit, Disha-Haxhosaj ka kërkuar nga prokurorët që të shtojnë përkushtimin dhe vigjilencën në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve gjatë kujdestarive, duke siguruar reagim me kohë dhe trajtim profesional të secilit rast.
Me këtë rast, ajo ka theksuar se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të të gjithë prokurorëve të shtetit, duke ofruar bashkëpunimin dhe përkrahjen e saj në çdo situatë ku kërkohet ndërhyrja dhe mbështetja e udhëheqjes së Prokurorisë.
Sipas komunikatës, në kuadër të organizimit të brendshëm dhe koordinimit të punës, me vendim të u.d. së Kryeprokurores, prokurori i shtetit Ermal Demhasaj është caktuar koordinator i rasteve të dhunës në familje, për një periudhë të pacaktuar.
“Po ashtu, u.d. e Kryeprokurores ka mbajtur takim edhe me stafin administrativ të Prokurorisë Themelore në Pejë, nga i cili ka kërkuar angazhim dhe intensitet të shtuar në punë, respektim të plotë të dispozitave ligjore dhe përmbushje profesionale të detyrave dhe përgjegjësive, me qëllim të shmangies së lëshimeve eventuale dhe menaxhimit sa më efikas të punëve dhe proceseve administrative në institucion”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Disha-Haxhosaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, përgjegjësisë institucionale dhe koordinimit ndërmjet të gjithë punonjësve, në mënyrë që Prokuroria Themelore në Pejë të vazhdojë përmbushjen e mandatit dhe përgjegjësive të saj ligjore.

T� tjera
-
Shtatë raste të dhu*nës në familje të raportuara në 24 orë, në gjashtë prej tyre viktimat janë gra
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 ...
-
Mbi 1 mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda 9 muajve, korriku prin me raste
Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistr...
-
Kërkohet paraburgim ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spit...
-
Dy persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Vitomiricë
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy au...
-
Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
Dy raste të mosrespektimit të urdhrave mbrojtës të gjykatës janë raportuar në...
-
MSh organizon tryezën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”
Ministria e Shëndetësisë do të organizojë sot, në orën 10:00, tryezën me temë...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot , në orën 11:00, për të disk...
-
Rama i fton sërish studentët në dialog
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur sërish sot ftesën e dialogut me student...
-
Dita e gjashtë e protestës për Arlinda Zekajn, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekaj do të vazhdojë edhe sot në Prishtinë, pë...
-
“Të pagjeturit”, nëna Ferdonije: Qeveri, mos vet, edhe neve na kanë humbur krejt shpresat
Ferdonije Qerkezi ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve në zbardhj...
-
Von Cramon mirëpret lajmin për mosbashkëpunimin mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe
Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e ...
-
Sot mbledhja e parë lidhur me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt
Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësue...































