Lajme

Kuvendi mblidhet të enjten, këto projektligje pritet të shqyrtohen

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 02 November 2026

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në orën 12:00.

Në mesin e pikave të propozuara për seancën e radhës janë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve, Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025. Në rend dite janë paraparë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin ose emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

-Advertisement-

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy