-Advertisement-
Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

14:08 | 02 November 2026 Autori: Infokusi

Deputeti i Vetëvendosjes, Osman Musliu, ka komentuar çështjen e barazisë mes vajzave dhe djemve në familjet shqiptare, duke përmendur specifikisht pronat.

Ai kritikoi mentalitetin, ku prindërit investojnë për djemtë, e vajzat i lënë jashtë këtyre mundësive.

Musliu ka kritikuar mentalitetin ku, sipas tij, prindërit investojnë më shumë në të ardhmen e djemve, duke u blerë vetura, duke u ndërtuar shtëpi apo duke u siguruar banesa, ndërsa vajzat shpesh mbesin jashtë këtyre përfitimeve.

“Femnat duhet me pas pronë. Babës kur ia fal Zoti vajzën, ai duhet me mendu për pronën e saj sikur për djalin. Jo te na është një mendësi që djalit me ia ble Mercedesin, me ia mbaru shtëpinë, me ia ble banesën, me ia bo tonat. E për vajzën një pjesë e madhe nuk mendon. Ata të dy janë evladë të njëjtë.”

Ai ka përmendur edhe një thënie profetike për rëndësinë e rritjes së vajzave me dinjitet dhe përkushtim.

“Madje, Pejgamberi ka thënë se kush i rrit dy vajza me nder, e ka xhenetin e sigurt”, ka thënë Musliu, në videon e publikuar nga indeksonline.

Nga: Infokusi
Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

më shumë lajme

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy