SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Autori: Gazeta inFokus
12:52 | 26 Tetor 2026
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në Kosovë.
Pas ankesave të vazhdueshme të policëve dhe ushtarëve për mungesë të uniformave, çizmeve dhe pajisjeve të tjera, tashmë ky problem po rrezikon edhe ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës.
Burime të Gazetës Infokus bëjnë të ditur se ceremonia e diplomimit, e paraparë të mbahet këtë të premte, më 30 tetor, mund të shtyhet për shkak se kadetët ende nuk janë pajisur me uniformat zyrtare.
Një kadete e kësaj gjenerate ka rrëfyer për Gazetën Infokus se janë njoftuar për mundësinë e shtyrjes së ceremonisë, pikërisht për shkak të mungesës së uniformave.
“Të premten kemi pasur ta mbajmë ceremoninë e diplomimit, por tash po na thonë që ka gjasa të mos mbahet nëse nuk sigurohen uniformat deri nesër (e martë) ”, ka thënë kadetja. (Emër i njohur për redaksinë).
Bëhet fjalë për gjeneratën e 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, trajnimi i së cilës ka filluar më 27 prill 2026 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Sipas njoftimit zyrtar të Akademisë, pjesë e kësaj gjenerate janë gjithsej 412 kadetë.
Kjo situatë ka krijuar pasiguri te kadetët, të cilët pas muajsh trajnimi profesional pritet të përmbyllin këtë fazë të përgatitjes së tyre, por ende nuk e dinë nëse ceremonia e diplomimit do të zhvillohet sipas planifikimeve.
Mungesa e uniformave, problem i vazhdueshëm në Policinë e Kosovës
Rasti i gjeneratës së 63-të nuk është i vetmi që ka ngritur shqetësime për furnizimin me uniforma.
Më 9 tetor 2026, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, deklaroi se zyrtarët policorë nuk janë furnizuar në mënyrë të rregullt me uniforma të reja që nga viti 2021.
“Uniforma nuk është shpërndarë që nga viti 2021, ka pas shpërndarje vetëm aty ku ka pasur nevojë, por uniformë të rregullt, me shpërnda qysh është me rregullore deri më tani nuk ka pasur”, kishte deklaruar Hoti.
Ai kishte sqaruar se problemi prek kryesisht policët e rendit, ndërsa njësitë speciale kanë pasur furnizime të vazhdueshme.
Hoti kishte shprehur pritjen që furnizimi me uniforma të realizohej në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit.
Megjithatë, raportimet e fundit të siguruara nga Infokusi tregojnë se problemi i uniformave po prek edhe kadetët që pritet t’i bashkohen Policisë së Kosovës.
Edhe ushtarët e FSK-së ishin përballur me mungesë të çizmeve
Probleme me pajisjet dhe uniformat janë raportuar më herët edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në shtator të vitit 2024, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte deklaruar se pjesëtarët e FSK-së së shpejti do të furnizoheshin me çizme.
Ai kishte pranuar mundësinë e ankesave për uniforma të vjetruara, por kishte deklaruar se në depot e FSK-së kishte sasi të mjaftueshme uniformash.
Këto raste, ndonëse lidhen me institucione dhe periudha të ndryshme, ngrenë shqetësime për mënyrën se si planifikohen dhe realizohen furnizimet me pajisje bazë për pjesëtarët e institucioneve të sigurisë.
Ndërkohë, për gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës mbetet e paqartë nëse uniformat do të sigurohen deri të premten apo nëse ceremonia e diplomimit do të shtyhet për një datë tjetër.
Po ashtu, ende nuk dihet nëse vonesat lidhen me procedurat e prokurimit, me menaxhimin e kontratave apo me probleme të tjera të furnizimit.
Derisa institucionet flasin për forcimin e kapaciteteve të sigurisë, kadetët që pritet t’i bashkohen Policisë së Kosovës po përballen me pasigurinë nëse do të mund ta mbajnë ceremoninë e diplomimit për shkak të mungesës së uniformave.
Gazeta Infokus i ka dërguar pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me këtë problem por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Gazeta Infokus

T� tjera
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...































