Lajme

Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 26 Tetor 2026

Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Prokurorinë për mungesën e veprimeve ligjore për mbrojtjen e viktimës së dhunës në familje, e cila u vra nga kunati i saj, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.

Në një intervistë ekskluzive në Klan Kosova, Hoxha tha se institucionet nuk i kishin ndërmarrë veprimet e kërkuara, ndërsa zbuloi se prokurorja, e cila ishte koordinatore për rajonin, i kishte sugjeruar Arlindës të qëndronte te babai i saj.

Ajo ka zbuluar edhe fjalët e Arlindës, që e parashikonte me të keqen.

-Advertisement-

“Ironia e Policisë e Prokurorisë, se i kanë marrë të gjitha veprimet. Zero veprime kanë marrë. Zero veprime, në ato që kemi kërku në aspektin ligjor. Asnjë veprim nuk është marrë. Nuk mundet prokurorja, edhe atë koordinatore për regjion, me i thënë viktimës, palës mbrojtëse, kuptona neve se na s’po mujna, rri ti sonte te baba. Pse duhet me pagu na si prokurore? Ti po e len aty me tre dhunues dhe po kërkon që kjo me duru a?

Arlinda ka qenë gruaja më e fortë që e kam taku najherë. Arlinda e ka ditë prej fillimit që ai ka me vra. Unë kam me u vra se kom me u vra. Unë du djalin me përqafu. Ajo ka kërku procedurën më të shkurtër. Kërkesa e saj ka qenë sa më shpejt me taku djalin.

Natën e fundit i thonë që ata janë aty, kunati është atje, a është rrezik. Kjo ju thotë: ‘Nuk më leni lanë zgjidhje tjetër, unë nuk heki dorë prej djalit’”, deklaroi Hoxha në Klan Kosova.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy