Fokus

E mbijetuara e kancerit të gjirit emocionon me rrëfimin: “Më kanë shku lotët, por në ato momente kisha vetëm një qëllim…”

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 14 October 2026

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Arnisa Osmani ka ndarë historinë e saj personale në storien e emisionit “Doktor Plus”, duke rrëfyer momentet e para pas diagnostikimit me këtë sëmundje.

Ajo ka treguar se, pavarësisht lajmit të rëndë, kishte qëndruar e qetë, ndërsa e gjithë vëmendja e saj ishte përqendruar te fillimi i trajtimit.

“Në ato çaste nuk dija as vetë çka me mendu. Doktoresha më tha se prej nesër fillojmë me incizime, analiza e protokolle. Nuk është që kam bërë ndonjë skenë, kam qenë tepër e qetë, përveç dy lotëve që më kanë shku. Doktoresha m’i ka kapur duart dhe më ka thënë: ‘Arnisa, pa lot, se imuniteti të bie’”, ka rrëfyer Osmani.

-Advertisement-

Ajo ka treguar se procesi i shpejtë i ekzaminimeve dhe përgatitjeve për ndërhyrjen kirurgjikale nuk i kishte lënë kohë të mendonte për frikën.

“Unë nuk kam pasur kohë me u frikësu. Të nesërmen, kur më kanë pyetur a po frikësohesh, u kam thënë jo, se s’kam kohë me u frikësu”, ka thënë ajo.

Sipas Osmanit, brenda vetëm një jave kishte përfunduar analizat, incizimet, konsultimet me mjekët dhe më pas i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

“Brenda një jave janë kryer të gjitha këto dhe unë nuk kam pasur kohë me u frikësu. Qëllimi im ka qenë kanceri me u largu prej trupit”, është shprehur ajo.

Rrëfimi i Arnisa Osmanit është pjesë e emisionit “Doktor Plus”, kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe përvojave të grave që janë përballur me këtë sëmundje.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy