Detaje nga dosja e Prokurorisë për vra*sjen e dyfishtë në Gjilan
Autori: Gazeta inFokus
08:05 | 03 November 2026
Goditje me grushte në kokë dhe trup, një mjet i fortë, një litar i vendosur rreth qafës dhe gjurmë gjaku në shtratin ku u gjet e pajetë foshnja.
Këto janë disa nga detajet që përshkruhen në dosjen e Prokurorisë Themelore në Gjilan, të cilën e ka siguruar Dukagjini, lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Demiraj.
Sipas dosjes, Braim Demiri dyshohet se më 1 nëntor 2026, pas orës 00:27 dhe deri në orët e mëngjesit, pas një konflikti fizik me djalin e tij, Adonis Demiri, e ka privuar atë nga jeta.
Në përshkrimin e ngjarjes, Prokuroria pretendon se i dyshuari fillimisht e ka goditur Adonisin me grushte në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, dyshohet se e ka goditur me një mjet të fortë në anën e djathtë të kokës dhe e ka përplasur për tokë.
“Me një litar të cilin ia vendos në qafë viktimës dhe sipas shenjave të njëjtin e ngulfat”, thuhet në përshkrimin e dyshimeve në dosjen e Prokurorisë.
Por, sipas të njëjtës dosje, në këtë ngjarje dyshohet se është vrarë edhe foshnja.
“Më datë 01.Nentor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, , Komuna e Gjilanit, i pandehuri Braim Demiri, pas një konflikti fizik me djalin e tij tani të ndjerin Adonis Demiri, me dashje e privon nga jeta djalin e tij Adonisin, ashtu që të njëjtin e godet me grushta në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke e goditur me mjetë të fortë në anën e djathtë të kokës, duke e përplasur për tokë, e më pas me një litar të cilin ia vendos në qafë viktimës dhe sipas shenjave të njëjtin e ngulfate, ndërsa më parë edhe femiu D., është gjetur e pa jetë me shenja dhune në shtratin e babait të saj tani të ndjerit Adonis, ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejtë këto të shkaktuara me dyshimin nga babi i saj tani i ndjeri Adonis, ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtar të familjes së tyre”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Foshnja është gjetur e pajetë në shtratin e babait të saj, Adonis Demirit, me shenja dhune. Në atë hapësirë, sipas Prokurorisë, janë vërejtur edhe njolla gjaku.
“Viktima Adonis Demiri është gjetur me lëndime të dukshme në fytyrë, i mbuluar me gjak dhe me një litar të shtrënguar rreth qafës, ndërsa foshnja D., është gjetur e pajetë me shenja dhune”, thuhet në dosje.
Prokuroria thekson se mënyra e saktë e privimit nga jeta të të dy viktimave ende nuk është përcaktuar, pasi deklaratat e të pandehurve nuk përputhen me atë që shihet në incizimet e kamerave të sigurisë.
“Po ashtu, duhet potencuar se mënyra e saktë e privimit nga jeta të djalit Adonis, por edhe e mbesës së tij D., D., për momentin është ende e paqartë, pasi ekzistojnë kundërthënie të qarta në mes të deklaratave të të pandehurve dhe incizimeve të kamerave të sigurisë”.
Kundërthënie mes deklaratave dhe kamerave të sigurisë
Në këtë rast, përveç Braim Demirit, është e pandehur edhe H., Demiri (gruaja e të dyshuarit), e dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.
Sipas Prokurorisë, të dy të pandehurit kanë dhënë versione të ngjarjes që bien ndesh me incizimet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga një DVR i sekuestruar në shtëpinë e Xh., Demirit, vëllait të të dyshuarit.
Pikërisht këto kundërthënie dhe raportet familjare janë ndër arsyet që Prokuroria i ka paraqitur gjykatës si bazë për paraburgim.
Në dosje thuhet se personat që mund të kenë dijeni të drejtpërdrejtë për ngjarjen janë kryesisht anëtarë të familjes së të dyshuarit, përfshirë bashkëshorten e tij, H., D., dhe vëllain e tij, Xh., D..
Prokuroria vlerëson se, për shkak të raporteve të ngushta familjare, këta persona mund të jenë të ndjeshëm ndaj ndikimit të të dyshuarit.
“… dy të pandehurit kanë dhënë versione të ngjarjes që bien ndesh me incizimet e kamerave të sigurisë, ekziston rrezik real që i pandehuri, nëse do të ndodhet në liri, do të bashkërendojë deklaratat me bashkëpandehurën, me çka do të pengonte zhvillimin e rregullt të procedurës penale”, thuhet në kërkesë.
Autopsia dhe ekspertizat ende nuk kanë përfunduar
Prokuroria bën të ditur se hetimet janë në fazën fillestare dhe se ende nuk janë pranuar rezultatet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Po ashtu, në pritje janë edhe ekspertizat e gjurmëve biologjike, të litarit dhe të pajisjeve elektronike të sekuestruara.
Përveç këtyre, Prokuroria ka bërë të ditur se duhet të intervistohen edhe persona të tjerë që mund të kenë informacione për rrethanat e rastit
Në shtëpi u gjet edhe një armë gjuetie me leje të skaduar
Përveç dyshimit për vrasje të rëndë, Braim Demiri dyshohet edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe, të njëjtit Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim.

T� tjera
-
Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur...
-
Arrestimi i Endrit Azemi për mashtrim, policia jep detaje e fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të fundit rreth arrestimit të Endrit Azemit...
-
Vendimi për vràsjen e Liridonës merr formë të prerë në Apel, familja me mesazh të fortë
Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e c...
-
121 lindje brenda një jave në QKUK – në jetë vijnë edhe katër palë binjakë
Klinika Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka re...
-
“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit
Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar veprimet e G...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e UNMIK-ut, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar në Prishtin...
-
Kusari-Lila: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka pr...
-
Bie bora e parë në Shqipëri
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshjet e para të dëborës në Shqipëri, duke ...
-
Gjashtë kandidatë në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë – MPB tregon emrat që synojnë këtë pozitë
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar zyrtarisht se gjashtë kandidatë...
-
E propozuara e Qeverisë për ambasadore në Kroaci, del të jetë e diplomuar në Universitetin serb të Prishtinës
E propozuara për ambasadore, në diplomën e saj mban nënshkrimin e ish-rektori...
-
Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të G...
-
Arifi: Aleanca mbështet çdo nismë për t’i ndihmuar ish-komandantët e UÇK-së në Hagë
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka thënë se kjo parti është ...



































