Fokus

Për herë të parë, AKP privatizon edhe RRUGË – Prona e blerë nga babai i deputetit Valon Ramadani rezulton të jetë rrugë

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 03 Korrik 2026

Një pronë shtetërore prej 2,524 metrash katrorë, e blerë përmes negocimit direkt nga Hysni Ramadani, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, rezulton se në pjesën më të madhe të saj është rrugë, trotuar dhe infrastrukturë përcjellëse e një lagjeje private në Ferizaj.

Pas raportimeve se prona ndodhej brenda lagjes luksoze Panorama në Ferizaj, Gazeta Infokus ka kërkuar sqarime nga Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në Ferizaj për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me parcelën pas privatizimit.

Sipas përgjigjes së komunës, pas kalimit në pronësi private, parcela fillestare me numër kadastral 410-0 është ndarë në tri parcela të reja.

-Advertisement-

“Pas regjistrimit të ndryshimeve kadastrale, pronari i ri, për nevoja të veta, ka bërë ndarjen e parcelës fillestare nr. 410-0 në parcelat e reja kadastrale: 410-1, 410-2 dhe 410-3, në Zonën Kadastrale Nekodim”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Komuna sqaron se më pas dy nga parcelat e krijuara janë bashkuar me prona të tjera.

“Më pas, parcela kadastrale nr. 410-1 është bashkuar me parcelën nr. 1057-0, ndërsa parcela nr. 410-2 i është bashkëngjitur parcelës nr. 1058-0. Ndërsa parcela kadastrale nr. 410-3 nuk ka pësuar ndryshime të mëtejshme pas ndarjes dhe vazhdon të figurojë me këtë numër kadastral”, thuhet tutje në përgjigje.

Sipas të dhënave të siguruara nga Geoportali Shtetëror, parcela 410-3, e cila ka mbetur e ndarë pas këtyre ndryshimeve, përbën rreth 2,009 metra katrorë dhe në pjesën dërrmuese të saj është rrugë.

Bazuar në pamjet dhe të dhënat kadastrale, mbi 80 për qind e kësaj prone shfrytëzohet si rrugë dhe trotuar, ndërsa pjesa tjetër përfshin hapësira ku tashmë janë të vendosura rrjetet e infrastrukturës, përfshirë energjinë elektrike, kanalizimin dhe ujësjellësin që shërbejnë për lagjen private.

Praktikisht, një pjesë e konsiderueshme e pronës që dikur ishte në pronësi të shtetit rezulton të jetë rrugë funksionale e lagjes.

Vetë AKP-ja ka pranuar më herët se arsyeja e privatizimit të kësaj prone lidhej me shfrytëzimin e saj nga lagjja përreth.

Një tjetër element që bie në sy është se kjo parcelë krijon qasje shtesë për kompleksin privat, duke i mundësuar lagjes dalje në të dy anët e rrugës kryesore./Gazeta Infokus

NDIQNI STORIEN MË POSHTË PËR TË PARË KËTË PJESË TË RRUGËS QË ËSHTË PRIVATIZUAR:

Kjo është lagjia luksoze ku AKP-ja i shiti 2524m² pronë pa tender babait të deputetit të VV-së, Valon Ramadani

 

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

“S’kam kohë me u marrë me tyli gazetari”, babai i ish-deputetit të VV-së, Valon Ramadani, me sjellje arrogante kur pyetet për blerjen e pronës me negocim nga AKP-ja

Reagim i Gazetës Infokus ndaj deklaratave shpifëse të ish deputetit të LVV-së, Valon Ramadani, njoftim për padi për shpifje dhe prishje të imazhit

AKP-ja konfirmon pazarin me negocim: Babai i Valon Ramadanit bleu pronën publike me 120 euro për metër katror

AKP-ja konfirmon pazarin me negocim: Babai i Valon Ramadanit bleu pronën publike me 120 euro për metër katror

Familjari i Valon Ramadanit në krye të fushatës së sharjeve të rënda ndaj gazetarit Dakaj, deputeti i LVV-së që Infokus ia zbuloi privatizimin e tokës

 

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy