Fokus

Bardhyl Hasanpapajt i ndodh e papritura në studio nga Arjola Demiri

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 03 June 2026

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, është surprizuar gjatë emisionit “Zgjohu” nga aktorja e njohur Arjola Demiri, e cila i dedikoi një video-mesazh mbështetës.

Në mesazhin e saj, Demiri tha se e njeh Hasanpapajn prej rreth tri dekadash dhe e cilësoi atë si një mik dhe profesionist të jashtëzakonshëm.

“Ti je një mik i jashtëzakonshëm, një djalë i jashtëzakonshëm, një burrë dhe një zë që i duhet Kosovës sot dhe nesër në Kuvendin e Kosovës”, tha ajo.

-Advertisement-

Aktorja vlerësoi gjithashtu rolin e tij si familjar, bashkëshort dhe baba, duke shtuar se po ta njihnin qytetarët ashtu siç e njohin miqtë e tij të afërt, do ta mbështesnin pa hezitim.

Pas videos, Hasanpapaj u shpreh i befasuar nga surpriza.

“Nuk e prita aspak. E çmoj shumë Arjolën, di të të surprizojë. E falënderoj nga zemra për fjalët e saj”, tha ai.

Ndiqni videon e plotë më poshtë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy