Fokus

Lena Berisha në “Zgjohu”: Puna me fëmijët në serialin “O sa mirë Kids” ishte përvoja më e bukur

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 13 March 2026

Aktorja dhe tashmë grimerja e njohur Lena Berisha ishte e ftuar në emisionin “Zgjohu”, ku foli për fillimet e saj në aktrim dhe për përvojën në serialin “O sa mirë Kids”.

Berisha tregoi se u bë pjesë e serialit pasi fillimisht ishte e ftuar në një projekt tjetër me ekipin e “O sa mirë”, ndërsa në të njëjtën kohë po krijohej edhe seriali për fëmijë.

Ajo tha se dëshira për të punuar me fëmijët ishte një nga arsyet kryesore që pranoi të ishte pjesë e këtij projekti.

-Advertisement-

“Dëshira ime më e madhe ka qenë gjithmonë të punoj me fëmijët, sepse i dua shumë. Ka qenë një përvojë shumë e bukur për mua në aktrim”, u shpreh Berisha.

Përveç aktrimit, ajo foli edhe për hapjen e biznesit të saj në industrinë e bukurisë, duke treguar se ideja për të hapur një studio bukurie erdhi si dëshirë për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj.

Sipas saj, menaxhimi i një biznesi nuk është i lehtë, por gjithçka varet nga përkushtimi dhe puna që i kushton ëndrrës tënde.

“Është e vështirë, nuk mund të them që nuk është, por gjithçka varet sa punon drejt asaj që dëshiron të arrish”, tha ajo./GazetaInfokus

NDIQENI EMISONIN E PLOTË:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy