Djali i agjës së Gjyljeta Ukellës rrëfen momentin e rëndë kur policia e thirri në telefon: Vëllai nuk e dike më thojke pse s’po na dërgon në spital
Autori: Gazeta inFokus
09:17 | 11 Prill 2025
Në një rrëfim të emocional për emisionin “Zgjohu me Era Berishën”, prodhim i Gazetës Infokus, Shpat Ukella, djali i agjës së Gjyljeta Ukellës, ka ndarë për publikun momentet tronditëse kur u njoftua nga policia për vrasjen e Gjyljetës nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.
Në intervistën ekskluzive, Shpati rrëfen me emocione të forta momentin kur u lajmërua nga policia se i kishin vrarë vajzën e agjës.
“Ka qenë ora 07:45 kur m’kanë thirrë në telefon prej policisë së Pejës. Edhe po më thotë zyrtari policor, Shpat a je ti. I thashë po unë. Më tha jemi prej policisë së Pejës më tha a je zgju. I thashë po veç urdhëno si mundem me të ndihmu. Tha Edi e ka vra Gjyljetën. Edhe unë për një moment i thashë mos je gabim se nuk ka shanca me ndodhë ky sen. Për nja 30 sekonda edhe ai në telefon nuk foli hiq. Unë o i thom all, spo përgjigjet, dikur më tha, unë jam para trupit të së ndjerës, mundësisht nëse mundesh me ardhë në banesë, tha puna e fëmijëve. Thashë për dy minuta jam aty veç sa të muj me mbrri.”
Për ngjarjen nuk ishte në dijeni as vëllai i tij, Dardani, i cili mendonte se bëhej fjalë për një emergjencë shëndetësore.
“Kom dal te dera aty e kam pas vllaun tjetër Dardanin. Ai nuk e dike as çfarë ka ndodhur, ata e kishin telefonu edhe i kishin thonë që Gjyljeta ka sulm në zemër edhe që fëmijët qysh e kanë pa. Masandej po hypim në veturë edhe po vazhdojmë me shku edhe po ma bon mu qona në spital. Thashë pse more në spital na duhet me shku te banesa se aty është. Kur mbrrijtem te banesa po shohim shumë policë disa prej tyre edhe që i njohim edhe kështu. Po na thotë, ngushëllime për motrën. Tash në anën tjetër Dardani nuk e dike shumë. Mbrrijti motra Delvina, as ajo nuk e dike rastin si është.”
Në përshkrimin e tij emocional, Shpati ndalet edhe tek kujtimet e fundit me të ndjerën, vetëm dy ditë para tragjedisë.
“Edhe po më doket si me pas ndodhë dje… Ne lypëm, tentuam me hy brenda për me e pa, por normal në ato momente nuk lejohet. Policia e kanë bërë punën e tyre në formën më të mirë, ashtu siç duhet. Me Gjyljetën e mbaj në mend dy ditë para se me ndodhë rasti. Ka ardhë te na n’shpi edhe buzëqeshjen edhe harenë që e ka pas atë ditë nuk e harrojmë asnjë moment. Edhe nonstop ka qenë. Ne e ngucshim një djal të agjës që kish me u martu, e muhabete të tilla. Nuk kemi vrejtë diçka që ajo ka mujt me pasë…”.
Kujtojmë se bashkëshorti i të ndjerës kishte pranuar se ka kryer krimin. Gjykata Themelore në Pejë në dhjetor të vitit 2024, dënoi atë me burgim të përjetshëm.
Lajçi kishte pranuar fajësinë qysh në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor në Gjykatën Themelore në Pejë.
Vendimi i gjykatës për burgim të përjetshëm ishte mirëpritur nga familjarët e Ukellës.
“Gjykata e dha vendimin përfundimtar, i cili na lehtësoi sadopak dhimbjen si familje”, kishte deklaruar vëllai i të ndjerës.
Sipas aktakuzës së ngritur më 19 nëntor nga Prokuroria Themelore në Pejë, Lajçi akuzohet se më 16 prill, rreth orës 8 të mëngjesit, ka vrarë bashkëshorten e tij me dashje, duke përdorur një armë zjarri, në banesën e tyre në rrugën “Bill Klinton” në Pejë./Gazeta Infokus
Ndiqni më poshtë rrëfimin:
Emisioni i plotë:

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...

































