Fokus

Pas dështimit të komunës ministria e Sportit merr përsipër tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 06 September 2024

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka marrë përsipër hapjen e tenderit për renovimin e stadiumit të Gjilanit.

Ky projekt do të duhej të niste tash e një kohë, mirëpo tenderi paraprak i hapur nga komuna që drejtohet nga Alban Hyseni dështoj. Kjo ndodhi për shkak se tenderin e fitoj një kompani për rreth 1.7 milionë euro më e shtrenjtë se ofertuesi më i lirë. Për fituesin e tenderin u ngjallën disa dyshime, prandaj kontrata u bë subjekt i hetimit nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Nga një dokument i siguruar më parë nga Gazeta Infokus, Krimet Ekonomike i kanë kërkuar Komunës së Gjilanit që t’ia ofrojnë gjithë dokumentacionet e tenderit.

-Advertisement-

 

Skandal: Alban Hyseni i nis kërkesë të çuditshme OSHP-së, këmbëngulë që t’ia jap tenderin e stadiumit kompanisë për dy milionë euro më të shtrenjtë

 

Deri më tani, komuna nuk ka njoftuar për anulimin përfundimtar të tenderit.

Megjithatë, në Prokurimin Publik është publikuar tashmë njoftimi për kontratë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe kompanitë kanë të drejtë aplikimi deri më 14 tetor.

Sikur në tenderin paraprak, vlera e parashikuar e kontratës është 15 milionë euro dhe renovimi duhet të bëhet në përputhje me Kategorinë 4 të UEFA-s.

I gjithë projekti është paraparë të përfundoj 730 ditëve nga dhënia e kontratës.

Tenderi paraprak për renovimin e stadiumit të Gjilanit është përballur me shumë parregullësi.

Më poshtë mund të lexoni një historik të një mal shkeljesh të pretenduara, të cilat po i hetojnë Krimet Ekonomike:

Eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka remomanduar që të anulohet plotësisht tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit.

Kjo për shkak se në ekspertizën e siguruar nga Gazeta Infokus, është theksuar fakti që tenderi iu dha një grupi të operatorëve që ofertuan me çmimin më të shtrenjtë.

“Sqarojmë se oferta ankuese ka një çmim më të lirë në total në raport me ofertën e rekomanduar për kontratë prej 1.723.088€”, theksohet në raport.

Gazeta Infokus ka raportuar në vazhdimësi për parregullësitë në lidhje me tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit.

Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit grupit të operatorëve ekonomikë që ofruan ofertën më të shtrenjtë.

Kjo sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Infokus me të cilin Komuna i është drejtuar konzorciumit me letrën standarde për tenderuesin e suksesshëm.

Hyseni i dha këtë tender konzorciumit “Demiri Cartenbau CmblI”, “Avag Group SH.P.K”, “Bl-Bau. SH.P.K., “Bujar Shabar”, “B.L: Kosova”, “Asfalt SH.P.K”, “K.N.T.SH. Teuta – M”, “SH. R.M. Lagerstrasse 1-1”, “6600 Lubendorf” për 14 milionë e 997 mijë euro.

Për afro 2 milionë euro më shtrenjtë se sa kishte ofertuar grupi më i lirë në listën e tre konzerciumeve apo 1 milionë e 720 mijë euro.

Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht një muaj më parë për “Procesverbalin e hapjes së tenderit” me ofertat e të tre kompanive, ku konzerciumi i lartëcekur ishte i fundit në listë me ofertën me çmimin më të lartë konkretisht

Çmimi më i ulët që i ishte ofruar komunës së udhëhequr nga Hyseni ishte 13 milionë e 274 euro.

E megjithatë komuna në letrën për tenderuesin më të sukseshëm shkruan se grupi i operatorëve ekonomikë që zgjodhën kishin ofertuar çmimin më të ulët.

“Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar [tenderin me çmimin më te ulët] si përgiigje ndaj [njoftimit të kontratës] për aktivitetin e prokurimit të lartëcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e ofertuar dhe sipas kushteve të saktësuara në tenderin tuaj dhe në pajtim me afatet dhe kushtet të cilat kanë qenë të specifikuara në Njoftimin për Kontratë dhe në dokumentet të cilat e përbëjnë dosjen e tenderit. Çmimi i cili është ofertuar 14,997.804.00 euro”, thuhet në letrën standarde për tenderuesin e sukseshëm.

Ky projekt për vite të tëra mbeti pa u nisur. E premtimin për përfundimin e stadiumit e dha edhe kryetari i Gjilanit nga Vetevëndosje, Alban Hyseni në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në krye me Hajrullah Çekun.

Çeku kishte deklaruar se kanë ndarë edhe 15 milionë euro për renovimin e stadiumit duke qenë se sipas tij me problemet e mëdha që kishte në këtë tender që nuk përfundoi asnjëherë, problemi do të vazhdonte deri në viti 2054.

Mirëpo edhe këta të fundit nuk kaluan pa probleme. Në janar të këtij viti kur edhe pritej të kryhej procedura e prokurimit tenderi për renovimin e stadiumit u pezullua.

Ky vendim u mor pas kërkesës për ri-shqyrtim të tenderit të parashtruar nga Operatori Ekonomik Bardhi Ndërtim SH.P.K. Kompani kjo nën pronësinë e biznesmenit, Bardhyl Zuka./Gazeta Infokus

 

Ekskluzive: OSHP anulon tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit, ku kishte fituar një konzorcium për dy milionë euro më i shtrenjtë

 

Ekskluzive: Fitoi kompania për rreth dy milionë euro më e shtrenjtë, krimet ekonomike nisin hetimet për tenderin e renovimit të Stadiumit të Gjilanit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera