Lajme

Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 26 October 2026

Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke thënë se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin në mbrojtjen e saj.

Duke folur në Kuvend, Kadrijaj ka shprehur bashkëndjenjën me familjen e Arlindës, ndërsa ka kritikuar eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas saj, po përpiqen ta zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësia institucionale.

“Përgjegjësia është e këtyre njerëzve prapa këtu, e Qeverisë”, ka deklaruar Kadrijaj nga foltorja.

-Advertisement-

Ajo ka kërkuar shkarkime dhe llogaridhënie në hierarkinë institucionale, duke theksuar se Arlinda u ishte drejtuar Qeverisë dhe institucioneve për ndihmë.

“Jepni përgjegjësi për ato që kanë ndodhur, shkarkime për njerëzit dhe për gjithë hierarkinë, sepse Arlinda i është drejtuar Qeverisë dhe institucioneve. Përgjegjësia është e juaja, Qeveri, dhe ministrave tuaj”, ka thënë Kadrijaj.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy