Lajme

Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 26 October 2026

Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë së Kosovës, të cilët pritet të diplomojnë këtë të premte, por që ende nuk janë pajisur me uniformat e nevojshme.

Guri e ka ndërlidhur këtë situatë me mungesën e fondeve për strehimoret e grave që përballen me dhunën, duke kritikuar prioritetet e shpenzimeve publike.

“Në anën tjetër, s’ka fonde të mjaftueshme për strehimoret e grave që ikin nga dhuna. Madje, as uniforma për kadetët e Policisë, ata që nesër duhet me i mbrojtë këto gra”, ka shkruar Guri.

-Advertisement-

Ai ka përmendur edhe raportimet për shpenzimet e Kosovës për importin e energjisë elektrike nga Serbia.

“Rreth 2 MILIONË EURO NË DITË po raportohet se Kosova po i shpenzon tash e disa ditë për import të rrymës nga Serbia”, ka deklaruar ai.

Reagimi i Gurit vjen pas raportimit të Gazetës Infokus se kadetët e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës janë njoftuar se ceremonia e diplomimit, e planifikuar për të premten, mund të mos mbahet për shkak të mungesës së uniformave.

SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy