Osmani: Kosova është e bekuar që në çdo hap ka pasur përkrahjen e Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 15 April 2024
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti, në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në një konferencë për media pas takimit, Osmani tha se Kosova po përballet me një sfidë të re, atë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, prandaj është e bekuar që në çdo hap të këtij proceset ta ketë përkrahjen e Republikës së Shqipërisë.
Osmani shtoi se synimi i Kosovës është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike dhe se “në këtë rrugë natyrisht do të ndjekim edhe shembullin e Shqipërisë anëtare e suksesshme e NATO-s, me një mandat tashmë jashtëzakonisht të suksesshëm edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
“Kurrë nuk është e tepërt që në emër të popullit të Kosovës të shpreh mirënjohje të thellë për gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe po vazhdon të bëjë për Republikën tonë edhe në kohë të vështira. Përderisa kemi festuar të arriturat tona në historinë tonë këto ditë siç e dini Kosova po përballet me një sfidë të re është përpjekja për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Siç e thashë dhe me mbi të gjitha kjo është kauzë për më shumë të drejta të njeriut për të gjithë qytetarët tanë pa dallim etnie religjioni. Prandaj jemi të bekuar se në çdo hap të këtij procesi kemi pasur përkrahjen e fuqishme të Republikës së Shqipërisë për çka edhe njëherë ju falënderoj. Përderisa ne po flasim deputetët e Republikës së Shqipërisë dhe ata Republikës së Kosovës janë duke lobuar fuqishëm tek gjithë homologët e tyre në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës me shpresën që nesër do të jemi të suksesshëm në këtë votim. Së bashku me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama dhe të gjithë liderët të sigurojmë që Kosova ta ketë përkrahjen e nevojshme në këtë organizatë. Siç e dini synimi ynë është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugë natyrisht do të ndjekim edhe shembullin e Shqipërisë anëtare e suksesshme e NATO-s, me një mandat tashmë jashtëzakonisht të suksesshëm edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Osmani.
Të tjera
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...
-
Leposaviq: U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet e më pas lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. ...
-
25 vjet nga masằkrằ në Burgun e Dubravës
25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha n...
-
“Stoli ari, para dhe 11 ora”, vjedhje e rëndë në Graçanicë
Një burrë në Graçanicë ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe i...
-
Nënsekretarja Allen mbërrin në Presidencë, nis takimin me Osmanin
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka mbërritur në Presidenc...
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje, nuk i bëjmë favor me shpërndarje të Kuvendit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për ke...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës, deklarohet avokatja e tij
Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u ...
-
Prishtinë: Babë e bir rrằhen mes vete
Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. R...
-
Kosova dhe ShBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim në...
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...