Xhabir Zharku flet për Infokus pasi u fut në listën e zezë nga DASh: E përkrah vendimin e SHBA-së
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 18 March 2024
Ish kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku ka folur pasi departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se e ka futur atë në listën e zezë për shkak të, siç u tha, përfshirjes së tij në afera korruptive.
Zharku eksluzivisht për Gazetën Infokus ka thënë se e përkrah vendimin e DASh-it, pavarësisht se ndjen keqardhje që kanë marrë një vendim të tillë, e akuzat e dënimet kundrejt tij i ka quajtur politike.
“Unë mendoj dhe konsideroj që është politike, unë e kam ditë që jam në listë të “non fly list” të SHBA-së por për listën e zezë për herë të parë po dëgjoj. Po nuk më prish punë, unë kam familjen, kam gruan shtetase amerikane dhe ndjej keqardhje për këtë veprim të State Departamentit, por në fund të fundit ata kanë zyrtarët e tyre dhe qëndrimet e tyre dhe unë i përkrah vendimet e SHBA-së, pavarësisht se çfarë vendimi ata kanë marrë për mua unë prapë i përkrahi sepse ata kanë qenë përkrahësit kryesore, të luftës, të çlirimit tonë, të Kosovës në të gjitha proceset politike dhe vendim marrëse, kështu që se kam unë atë problem edhe përkundër asaj që më kanë fut në listë të zezë unë i përkrahi dhe i mbështes Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Derisa ka dhënë edhe sqarime për veprat që akuzohej e edhe që u dënua në të kaluarën, shkruan Gazeta Infokus.
“Unë e kam kryer e kam vuajtur dënimin për aq sa jam dënuar në atë kohë dhe nuk kam pasë ndonjë problem. Ato për mua kanë qenë të gjitha raste politike. E di që jeni mësu me e dëgju këtë dhe nuk du me u arsyetu por janë më të vërtetë raste politike sepse edhe në parlamentin e Kosovës kryesisht politika e Kosovës e ka quajtur EULEX-in një mision të dështuar në Kosovë dhe unë kam qenë i akuzuar nga UNMIKU me dëshmitarë të rrejshëm. Kur kanë filluar me i marrë në pyetje ata dëshmitarë kanë ik prej Kosovës. Pas largimit të EULEX-it ata s’kanë mujt qysh me u arsyetu për dëshmitë që i kanë bërë rrejshëm dhe fals. Unë s’kam lidhje me këtë”, deklaroi Zharku.
Në vitin 2023, Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajt për të liruar nga akuzat Zharkun për akuzat e shpërdorimit të pozitës dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Gjykata e Ferizajt kishte refuzuar aktakuzën për korrupsion për shkak se lënda paraprakisht ishte parashkruar.
Sipas aktakuzës, ai dyshohej se në kohën kur ishte qenë kryetar i Kaçanikut, më 2008 kishte shpërdorur pozitën zyrtare, pasi në mënyrë të paligjshme kishte lejuar ndërtimin e një objekti për banim kolektiv në një pronë të komunës. Leja, sipas aktakuzës, ishte dhënë duke shkelur procedurat e caktuara me Ligjin për procedurën e dhënies së koncesioneve.
Zharku edhe më herët kishte pasur probleme me drejtësinë në Kosovë, më 2011, ai ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje. Pas konfirmimit të vendimit ai ishte larguar nga Kosova dhe për gati pesë vjet e gjysmë kishte qëndruar në arrati në Suedi.
Më 7 qershor të vitit 2018, Zharku u kthye në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, mori vendim për ndalimin e ekzekutimit të dënimit me burg, pasi lënda ndaj tij ishte parashkruar./Gazeta Infokus/
Xhabir Zharku flet për Infokus pasi u fut në listën e zezë nga DASh: E përkrah vendimin e SHBA-së
Të tjera
-
Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Q...
-
Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Geor...
-
Xi në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ...
-
Këto janë vendimet që ka marrë Qeveria në mbledhjen e 203-të
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën...
-
Detaje nga tenderi 38 milionësh, shkak i të cilit u intervistua si i dyshuar zëvendësministri Hysen Durmishi
Hedhja e firmës në një tender në vlerë rreth 38 milionë euro, është bërë shka...
-
“Peshkirin do ta dorëzojnë në ring nga goditjet e forta”, Ali Ahmeti flet për koalicionin që po e mbështetë Kurti
Procesi zgjedhor për zgjedhjet e dyfishta, ato presidenciale dhe parlamentare...
-
MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë ...
-
Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën Prizren – Tetovë, tenderi i së cilës po shoqërohet me plot dallavere
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcel...
-
Escobar për anëtarësimin e Kosovës në KiE: SHBA s’ka votë, Asociacioni dhe kërkesa të tjera s’janë plotësuar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferenc...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka miratuar disa projektlig...
-
Haliti kritikon Kurtin: Qëndrimet kundërshtuese ndaj SHBA-së çojnë ujë në mullirin e Serbisë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Ja...
-
Respekt për pejanen, e gjen kuletën me franga dhe dollarë, e dorëzon në polici
Sot në stacionin policor në Pejë, qytetarja me inicialet K.B ka dorëzuar një ...