Shala për vendimin e Manastirit: Një ndër vendimet më të liga që ka bërë ndonjëherë një kryeministër i Kosovës, Kurti ra në atë moçal tradhëtish që e përgatiti vet
Autori: Gazeta inFokus
18:45 | 13 Mars 2024
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë tregoi se i ka dhënë përfundimisht pronat përreth, Manastirit të Deçanit, duke i kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Infokus.
E ky vendim i ekzekutivit ka shkaktuar reagim të madh në opinion, duke ia kujtuar kryeministrit Kurti se ai “i ka hëngër fjalët e veta” rreth kësaj çështje.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në një prononcim për Gazetën Infokus tha se ky është njëri ndër vendimet më të liga që ka bërë ndonjëherë ndonjë kryeministër i Kosovës.
“Vendimi i fundit i kryeministrit të them të drejtën është një ndër vendimet më të ligat më të ulëtat në amoralet politike dhe njerëzore në raport me ato se qka ka proreklamuar me atë se çka ka ofruar deri më tani qytetarëve. Një vendim jashtëzakonisht dëshpërues dhe thashë i ulët ndër më të ulëtat që mund të i shof nga një kryeministër i shtetit tonë”, ka deklaruar Shala për Infokus.
Ndryshe ai ka shtuar se mënyra se si ka ardhur në pushtet e deri tek tradhëtia që i’u ka bërë subjekteve të tjera politike, praktikisht në atë moçal tradhëtish ka ra edhe vetë Kurti.
“Mënyra e ardhjes në pushtet mënyra e propagandës që ka bërë për të njëjtin vendim të gjykatës mënyra e mbijetesës politike mbi këto kauza të rrejshme mënyra e veprimit dhe linqimit që ju ka bë të gjitha subjekteve politike liderëve të caktuar në lidhje me këtë qeshtje deri në ekstremet më të mëdha duke i quajtur edhe tradhëtar tashmë të njëjtin atakt që e përgatiti vet të njëjtin moçal tradhëtish praktikisht ka ra”, ka shtuar Shala për Infokus.
Ndryshe kujtojmë që këtë vendim tashmë të marrë nga kryeministri Kurti për pronat e Manastirit të Deçanit ai vetë e kishte kundërshtuar fuqishëm ku thoshte se një vendim i tillë kishte kuptimin e një qeverisjeje pa Vetëvendosje./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
































