Përfundon bastisja, Artan Qerkini tregon a është Sylejman Selimi i dyshuari i radhës i Speciales
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 07 Mars 2024
Tashmë ka përfunduar bastisja me urdhër të Dhomave të Specializuara në shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së në zonën e Drenicës, Sylejman Selimit.
Avokati i tij, Artan Qerkini ka treguar para mediave se Sylejamni nuk është bastisur në cilësinë e të dyshuarit mirëpo sipas Speciales mund të ketë pasur në shtëpinë e tij prova që ndërlidhen me gjykimet aktuale ndaj ish krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë.
Artan Qerkini basitisjen e sotme e quan të kundërligjshme dhe thyerje të privatësisë, shkruan Gazeta Infokus.
“Fillimsht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar mirëpo sipas Gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për implikim të drejtësisë. Ne i kemi disa vërejtje edhe vetë, mendojmë se vendimi nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe kjo cenon edhe disa të drejta kushtetuese sepse nuk mund të cenohet privtaësia e një personi”, ka thënë ai.
Kujtojmë se u raportua që po bastiset edhe shtëpia e Hajredin Kucit i cili ka mohuar një gjë të tillë dhe ka thënë se aksioni lidhet me punën e tij në Speciale në kuadër të ekipit mbrojtës të njërit prej të akuzuarve./Gazeta Infokus/
LAJMI I FUNDIT: Vëllai i Sylejman Selimit jep detajet e fundit të bastisjes nga vendi i ngjarjes

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...



































