Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 26 Tetor 2026
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Listës së Studentëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të mbajtura të dielën.Rashiq thotë se hapi i radhës do të duhej të ishte largimi i Listës Serbe nga politika, të cilën e cilësoi si mjet të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Deri më tani, ata (Lista Serbe v.j.) kanë, punuar dhe kanë vepruar ekskluzivisht sipas urdhrave të cilët kanë ardhur qoftë nga Beogradi, qoftë nga Kopauniku. Por, më së paku çka do të mund të presim, ose unë e kisha pasur dëshirë që ta shoh njëherë në karrierën e tyre politike, që nga aspekti moral që ta bëjnë një veprim i cili do të ishte, sipas meje, largimi nga politika. Kështu unë besoj që është normale, por, nuk kisha thënë që ata e kanë një nivel të ndërgjegje morale, që ta ofrojnë dorëheqjen”, ka thënë Rashiq për Kohën.Rezultati i zgjedhjeve të së dielës i dha fund pushtetit të Vuçiqit pas 12 vjetësh. Lista e Studentëve doli fituese dhe siguroi më shumë se gjysmën e votave.
Numrimi i votave në Serbi ende nuk ka përfunduar, mirëpo sipas projeksioneve të CRTA-s, organizatë që monitoron zgjedhjet, Lista e Studentëve ka fituar 52.45% të votave, e SNS e Vuçiqit 39.2%.Sipas Rashiqit, rezultati shënon fundin e një diktature të instaluar për më shumë se një dekadë. Ai pret që pushteti i ri të kontribuojë në normalizimin e Serbisë dhe në krijimin e marrëdhënieve më të mira me vendet e tjera të rajonit.
“Një fitore e madhe do të thosha, së pari po pres që të normalizohet mbi të gjitha shoqëria e Serbisë, dhe pastaj të vazhdohet me një prezantim politik, më të pjekur, më të moderuar, edhe në fund më paqësor sesa kemi pasur deri më tani dhe nuk pres që, establishmenti i ri, qoftë në qeveri, qoftë në shoqërinë e Serbisë, do të jetë në mënyrë kaq të mbrapshtë sikur që e kemi pasur deri më tani. Prandaj, e, besoj që rruga për demokraci po hapet duke përfshirë edhe mundësisë së bashkëpunimit më të mirë mes popujve në Ballkan”, ka thënë Rashiq.Nga partitë serbe nuk pritet të kalojë asnjë tjetër pragun zgjedhor prej tre për qind, përfshirë edhe atë që udhëhiqet nga Ivica Daçiq – SPS. Kjo parti, sipas CRTA-s, organizatë që monitoron zgjedhje në Serbi, ka fituar pak mbi 2 për qind.
Ndërsa koalicioni shqiptar ka siguruar dy ulëse. Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...






























