“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Autori: Gazeta inFokus
15:59 | 26 Tetor 2026
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së dyti, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe dorëheqje nga të gjithë ata që, sipas saj, kanë dështuar ta mbrojnë atë.
Ajo ka shkruar në një postim në Facebook, se në këtë moment nuk mjaftojnë fjalët, por nevojiten veprime konkrete dhe llogaridhënie për dështimin e institucioneve që duhej ta mbronin Arlindën.
“Meqë këtë nuk mund ta kthejmë më, ta kursejmë familjen e saj nga patetizmi. Dhimbjes së tyre i detyrohemi me veprime dhe përgjegjësi.Sot, kur po bëhen afro 20 orë nga kjo vrasje makabre, është e pafalshme dhe krejt e pashpjegueshme se si ende askush nuk ka marrë përgjegjësi, qoftë edhe përmes një dorëheqjeje morale. Sepse, të dashur kolegë, ekziston diçka edhe më e rëndë sesa dështimi institucional: dështimi njerëzor”, u shpreh Çitaku.Sipas Çitakut, krahas masave urgjente për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e vrasjeve, hapi i parë duhet të jetë llogaridhënia, në mënyrë që qytetarët të shohin se institucionet mbajnë përgjegjësi për dështimet e tyre.
“Prandaj, të gjithë ju që e dini se keni pasur përgjegjësi për mbrojtjen e Arlindës dhe keni dështuar ta përmbushni atë, nga nivelet më të ulëta deri në ato më të larta: jepni dorëheqje. Ky është minimumi moral që ju takon ta bëni. Po, shteti duhet ta trajtojë seriozisht dhe me urgjencë mbrojtjen e grave dhe parandalimin e vrasjeve të tyre, me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion dhe me veprime konkrete. Megjithatë, hapi i parë duhet të jetë llogaridhënia dhe marrja e përgjegjësisë, që qytetarëve t’u dërgohet një mesazh i qartë se dikujt në këtë shtet i dhemb vrasja e grave. E nëse nuk ka mbetur askush që e ndien vërtet këtë përgjegjësi, atëherë, njësoj si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!”, shkroi mes tjerash Çitaku.Postimi i plotë:
Siç do të shkruante Arlinda në një tjetër letër:“Pas vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres të mos mund të flini!”
Me të vërtetë, sot, vetëm fjalët nuk na duhen. Çfarëdo që të themi, nuk i bën drejtësi Arlindës.Sepse drejtësia për Arlindën do të nënkuptonte që sistemi i ngritur për ta mbrojtur të mos e kishte dështuar “shpresën e saj të fundit”, siç e quante ajo. Do të nënkuptonte që ajo të ishte sot gjallë, pranë djalit të saj.
Meqë këtë nuk mund ta kthejmë më, ta kursejmë familjen e saj nga patetizmi. Dhimbjes së tyre i detyrohemi me veprime dhe përgjegjësi.Sot, kur po bëhen afro 20 orë nga kjo vrasje makabre, është e pafalshme dhe krejt e pashpjegueshme se si ende askush nuk ka marrë përgjegjësi, qoftë edhe përmes një dorëheqjeje morale.
Sepse, ekziston diçka edhe më e rëndë sesa dështimi institucional: dështimi njerëzor.Kur njerëzit e veshur me përgjegjësi e pushtet, nga hallkat e para deri në instancat më të larta, nuk reagojnë ndaj thirrjeve të përsëritura për mbrojtje, ata dështojnë edhe përballë ndërgjegjes, etikës dhe detyrimit më themelor njerëzor.
Sidomos kur, pas tragjedisë, distancohen nga përgjegjësia dhe e bartin atë te njëri-tjetri, njësoj siç Arlinda ua kishte shkruar sa ishte gjallë.Kjo është kronika e një vdekjeje të paralajmëruar. Paralajmërimet e saj kishin mbërritur në institucionet që duhej ta mbronin.
Prandaj, të gjithë ju që e dini se keni pasur përgjegjësi për mbrojtjen e Arlindës dhe keni dështuar ta përmbushni atë, nga nivelet më të ulëta deri në ato më të larta: jepni dorëheqje. Ky është minimumi moral që ju takon ta bëni.Po, shteti duhet ta trajtojë seriozisht dhe me urgjencë mbrojtjen e grave dhe parandalimin e vrasjeve të tyre, me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion dhe me veprime konkrete.
Megjithatë, hapi i parë duhet të jetë llogaridhënia dhe marrja e përgjegjësisë, që qytetarëve t’u dërgohet një mesazh i qartë se dikujt në këtë shtet i dhemb vrasja e grave.E nëse nuk ka mbetur askush që e ndien vërtet këtë përgjegjësi, atëherë, njësoj si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...





























