Lajme

Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 26 Tetor 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se së bashku me 14 deputetë të tjerë opozitarë kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare në Presidencë, përmes së cilës kërkojnë që Bashkim Nurboja të mos dekretohet anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Përmes një reagimi publik, Hoti ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve dhe respektimit të procedurave kushtetuese, duke vlerësuar se këto parime duhet të jenë mbi çdo interes tjetër.

Sipas tij, tashmë është në përgjegjësinë e Presidentes së Kosovës që të shqyrtojë kërkesën dhe të veprojë në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese.

-Advertisement-

“Tani mbetet që Presidentja t’i përmbahet kompetencave të saj kushtetuese dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësinë që i jep Kushtetuta”, ka shkruar Hoti.

Kërkesa e deputetëve opozitarë synon të ndalojë dekretimin e Nurbojës si anëtar i Bordit të BQK-së./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy