Parashikimi i Bankes Botërore për rritjen ekonomike të Kosovës 3.9 për qind më 2024 është i dëshiruar, është i vonuar dhe vështirë i realizuar
Autori: Safet Gerxhaliu 16:55 | 14 January 2024
Në kohën kur efektet e inflacionit ende po godasin ekonomitë më të fuqishme të shteteve evropiane nuk duhet që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të orientuara në rritje ekonomike numerike por për rritje ekonomike substanciale.
Republika e Kosovës ka nevojë si kurr më parë për rritje ekonomike jo vetëm 3.9% por edhe për rritje dy shifrore sepse jemi të vonuar në shumë dimensione ekonomike krahasuar me shtetet tjera në nivelin rajonal dhe evropian.
Emëruesi i përbashkët për zgjedhjen e problemeve ekonomike në Kosovë është stabiliteti politik që për fat të keq Kosovës po i mungon falë mungesës së një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në mungesë të stabilitetit politik nuk ka investime të huaja direkte por ka hezitim për të investuar në forma më të avancuara edhe nga Diaspora e jonë.
Nga Kosova po largohen qytetarët falë liberalizimit të vizave por edhe kapitali i bizneseve vendore po investohet jashtë falë mungesës së stabilitetit politik, mungesës së dialogut të mirëfilltë publiko – privat, mungesës së një vizioni pro biznes dhe pro një ekonomie të tregut, mungesës së një diplomacie ekonomike në interes të zhvillimit ekonomik, masat e BE-së që po e dëmtojnë ekonominë tonë në shumë dimensione e në veçanti sektorin e IT-së apo digjitalizimin, mos investimet në projekte kapitale dhe kinse ruajtja e parasë që është qasje e gabuar duke pasur parasysh Inflacionin në Kosovë, kur kemi rritje të kamatave bankare dhe sida të tjera me të cilat po ballafaqohet sektori privat në Kosovë.
Republika e Kosovës ka nevojë për rritje substanciale apo në substancë e jo vetëm rritje numerike.
Po të jenë parashikimet për rritje ekonomike 2% por të bazuar në shumë parametra ekonomik si rritja e investimeve të huaja, rritja e eksporteve të produkteve “Made in Kosova “, krijimi i vendeve të reja të punës, transferin e teknologjisë moderne dhe të sistemit know – how , eksporti i shërbimeve, rritja e numrit të turistëve dhe kontraktimi i punëve dhe implementimi i projekteve në vende jashtë Kosovës të implementuara nga Bizneset vendore kish me qenë shumë më me rëndësi për Kosovën se sa të parashihet rritje afër 4% e bazuar vetëm në konsum duke eksportuar para të gatshme e duke importuar mallra dhe shërbime nga jashtë së bashku me Inflacionin importues që produktet bazike i bënë më të shtrenjta në Kosovë se sa në vendet perëndimore.
Këtë dukuri të çmimeve të larta e vëren më së shumti diaspora jonë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.
E pagat në Kosovë qoftë në sektorin publik qoftë në atë privat janë më të ulëtat në rajon.
Prandaj është koha kur duhet të kuptohet rëndësia e rritjes ekonomike substanciale e jo ajo numerike për ardhmërinë e Republikës së Kosovës dhe ky duhet të jetë fokus i të gjithë akterëve vendor dhe ndërkombëtar.
Të tjera
-
Ish-deputetja e PDK-së thotë se la partinë për Limajn: Njerëz si ai i duhen vendit
Aderimi më i ri në partinë politike NISMA, Xhevahire Izmaku ka treguar se si ...
-
Kurti shpërblen sërish Adi Krastën me udhëheqjen e Festivalit të Këngës në RTK
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar mbi riemërimin e Adri...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
​Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...