Detaje të reja nga vetëaksidenti me traktor në Malishevë, viktima dhe i lënduari janë të mitur
Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 01 November 2023
Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një vetëaksident me traktor në Malishevë ku si pasojë ka vdekur një person i cili është i mitur e poashtu edhe i lënduari që është dërguar për trajtim në QKUK është i mitur, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se pas informacioneve zyrtare është bërë e ditur se personi i vdekur por edhe i lënfuari janë të mitur.
“Sapo pranova njoftim zyrtar se viktima në aksident trafiku është i mitur, i lindur në vitin 2006. Po ashtu i mitur është edhe i lënduari i cili është dërguar në QKUK”, ka deklaruar Elezaj.
<span;>Ndryshe nga njoftimi paraprak, Elezaj ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...