Fokus

Pozhari: “Rozeta Hajdari duhet me ec n’shpi”

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 11 Tetor 2023

Këtë javë në “Podacst me Shkëlzen Dakaj“ prodhimi Gazetës Infokus, i ftuar ishte analisti politik, Xhevdet Pozhari, ku temë diskutimi ishte se a janw duke e arritur objektivin ministrat dhe deputetët në qeverinë e Kosovës.
Gjithashtu, analisti Pozhari ka dhënë vlerësimin e tij për ministrat e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari duhet të shkojë në shtëpi.

Ndërkaq, për ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, Pozhari nuk pati vlerësim, derisa ky i fundit të zgjidhë problemin e pensionistëve.

-Advertisement-

Ndonëse kritikoi kolegët e tij, analisti pati vlerësim ndryshe për ministrin e Punëve të Brednshme, Xhelal Sveçla.

“Nëse duhet më veçua për të mirë kuptohet është Xhelal Sveçla, unë e kam thënë në mandatin Qeveria Kurti I, protagonisti kryesor ka qenë natyrshëm Arben Vitia, ndërsa kam thënë se në qeverinë tjetër do të jetë Xhelal Sveçla se e kam ditë që do të merret me çështjen e veriut“, ka deklaruar Pozhari në Podcast me Shkëlzen Dakaj.

Për më shumë ndiqeni videon:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy