Fokus

Burri gjysmë milioner i Zv. Kryeministres, kjo është pasuria e bashkëshortëve të grave ministre të qeverisë Kurti

Autori: Hateme Smajli 15:16 | 16 May 2023

Primatin e kësaj liste e mban jo pse është zëvendës kryeministrja e dytë e Kosovës, mirëpo për shkak se bashkëshorti i saj doli të jetë më i pasuri në mesin e grave të qeverisë Kurti II.

Me një pasuri prej afro gjysmë milioni euro të cilën e kanë deklaruar si të përbashkët në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Bashkëshorti i Emilia Rexhepit zë vendin e parë si më i pasuri.

Në total sipas formularit të deklarimit të pasurisë në APK, Rexhepi së bashku me bashkëshortin ndajnë një pasuri prej 485 mijë euro.

-Advertisement-

Ata kanë një shtëpi të përbashkët banimi, 400 metra katror e cila vlen hiq më pak se 250 mijë euro.

Po ashtu posedojnë edhe një Hapësirë ​​Biznesi po ashtu pasuri e përbashkët në vlerë 150 mijë euro dhe një parcelë tokë në vlerë 70 mijë euro.

Ndërsa pjesë e pasurisë së përbashkët është edhe një Mercedes E Clase – 15 mijë euro.

FORMULARI

 

Mbi 87 mijë euro, kjo është pasuria e burrit të Albulena Haxhiut

Në total pasuria e Alban Krasniqit sipas deklarimit në APK është Totali: 87 mijë e 275 euro

Banesë 82 mijë metra katror nga shitja e tokës në vlerë 60 mijë euro

Tokë , 6 ari, trashëgimi në vlerë prej 15 mijë euro.

E përbashkët Veturë Seat Leon, nga shitja e veturës të ardhura nga huaja, në vlerë 9 mijë e 700 euro

Paga vjetore nga puna në Kuvendin Komunal , 2 mijë e 575 euro.

FORMULARI

 

Pasuria e burrit të Arbërie Nagavcit

Derisa pasuria e bashkëshortit të të parës së Arsimit, Arbërie Nagavcit kap shifrën 75 mijë e 436 euro.

Ata kanë deklaruar një banesë të përbashkët, 84 metra katror në vlerë 70 mijë euro si dhe para të gatshme në bankë 1 mijë e 236 euro të bashkëshortit.

Ndërsa paga vjetore nga puna e tij në “N.T.H. “EKI” kap vlerën 4 mijë e 200 euro.

FORMULARI

 

Ministrja e ekonomisë me mijëra euro pasuri, bashkëshorti me një pagë mujore

Ndryshe nga të tjerët, bashkëshorti i ministres së Ekonomisë në qeverinë Kurti, Artane Rizvanollit, nuk ka të deklaruar pasuri tjetër përveç pagës vjetore nga mësimdhënia në Kolegjin UBT 7,768.20, që pagë mujore i bie të ketë mbi 647 euro.

Mirëpo për dallim nga bashkëshorti, Rizvanolli ka deklaruar një pasuri goxha të madhe. 200 mijë euro nëpër banka, 18 mijë euro veturë dhe 75 mijë banesë-dhuratë nga prindërit. Që në total duke përfshirë edhe pagat e saj vjetore pasuria e saj kalon shifrën 300 mijë euro.

FORMULARI

 

“Pasuria” modeste e burrit të Rozeta Hajdarit

Rozeta Hajdari në deklarimin e pasurisë për bashkëshortin ka të deklaruar vetëm një banesë në vlerë 50 mijë euro.

Si duket bashkëshorti i Hajdarit është i papunë pasi nuk ka të deklaruar ndonjë pagë në APK për vitin 2022.

FORMULARI

 

Donika Gërvalla injoron shtetin, nuk deklaron fare pasurinë

Donika Gërvalla nuk e ka deklaruar pasurinë për vitin 2022, ndërsa edhe në deklarimin e pasurisë për vitin 2021 nuk e ka përfshirë fare bashkëshortin e saj. Po ashtu në vitin 2021, Gërvalla u akuzua se nuk deklaroi dy pozita, një në biznesin e saj në Gjermani dhe tjetrin në një OJQ në Kosovë.

FORMULARI I VITIT 2021

LEXO EDHE: Gruaja milionere e Xhelal Sveçlës, pasuria e gruas së Kurtit dhe bashkëshorteve të ministrave të tjerë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera