Kur s’i lexon letrat drejtë
Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 14 May 2023
Marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar në Shtëpi të Bardhë nga Kosova e Serbia në shtator 2020 përpos që ishte e para dhe ndoshta e fundit Marrëveshje që Kosova po e nënshkruante në Shtëpi të Bardhë dhe ku Kosova – si asnjëherë më parë në Bruksel e askund tjetër – po trajtohej në Uashington tërësisht e barabartë me Serbi, ajo kishte 5 orientime kryesore strategjike për Kosovën e rajonin gjithnjë sipas projeksioneve amerikane:
1. Ndaljen e energjisë ruse në Kosovë e rajon duke i hapur kështu rrugë energjisë amerikane siç Shqipëria menjëherë përfitoi duke i thënë asaj “po”. Shihni sot terminalin e gazit të lëngshëm amerikan në Vlorë e së shpejti edhe në Mal të Zi, gjersa Kosova e refuzoi atë;
2. Ndaljen e teknologjisë kineze (5G) në Kosovë e rajon, e cila si më e lirë që po ofrohej do të mund ta rrezikonte sigurinë e tërë Perëndimit. Shihni edhe sot sa shumë Kina, Rusia e Irani shpërndajnë fake news dhe bëjnë sulme kibernetike në Evropë, vetëm e vetëm për ta dobësuar Perëndimin. Kosova e Shqipëria po vuajnë nga fake news;
3. Përshpejtimin e ndërlidhjes infrastrukturore mes Shqipërisë, Kosovës drejt rajonit (shih hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish) dhe autostradat e korridorit 8 e 10;
4. Njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe hapjen e perspektivës për investime izraelite në siguri nacionale nga firmat e njohura izraelite, për të parandaluar depërtime kibernetike ruse, kineze e iraniane;
5. Ringjalljen e shpresës për nxitje të zhvillimit të ngelur ekonomik dhe integrim rajonal pas fillimit të shpërbërjes së BE-së (Brexit) dhe rrjedhimisht bllokimit të perspektivës evropiane (përfshirë vdekjen klinike të Procesit të Berlinit) për Ballkanin Perëndimor nga Rusia përmes presionit mbi Bruksel dhe mbi shtete të fuqishme të BE-së. Si rezultat i kësaj Marrëveshjeje shihni sot miliarda investime në Durrës, Vlorë, Tiranë, etj.
Mjerisht Kosova e refuzoi në Kuvend këtë Marrëveshje të Uashingtonit, diçka që as do të paramendohej më parë, gjersa s’e mori asnjëherë mundin e guximin ta refuzonte as edhe një Marrëveshje të vetme të Brukselit, përfshirë Zajednicën.
Kur refuzon hapur amerikanët siç për fat të keq bëri Kosova në Kuvendin e saj, atëherë pashmangshëm që rrëshqet kah evropianët e përfaqësuar nga Lajçaku e Borelli, nga evropianët pra të cilët më shumë se çdo kush tjerër kishin interes që Kosova ta refuzonte Marrëveshjen e Uashingtonit të shtatorit 2020 për t’i parandaluar kështu investimet dhe shtrirjen amerikane në Ballkan Perëndimor, shtrirje kjo që do ta kthente rajonin tonë kah SHBA që po përpoqej ta ringjallte rajonin e jo kah BE që po shpërbëhej dhe po e linte pas dore rajonin tonë çdo vit e më shumë.
Shkruan: Agron Hoti
Të tjera
-
Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëv...
-
Dita e të Zhdukurve, Osmani: Pl*ga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo ...
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...
-
Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presiden...
-
Oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin për Ranger në ShBA
Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organi...
-
Edhe mbi 1600 persona të zhdukur nga lu*ta e fundit, MPJ: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës
Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e ...
-
Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj
Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj nd...
-
LDK-ja në Ditën e të Zhdukurve: Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit n...
-
Tërmet në Itali
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin...
-
Kurti për Asociacionin: Ahtisaari parasheh një bashkëpunim ndërkomunal, por larg asaj që kërkon Beogradi
Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës n...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdit...